🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 06 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 78.23 ▲4%
ARI 4,299 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,499 ▼ -0.42% ETH $1,909 ▼ -0.26% XRP $1.0350 ▼ -3.15% SOL $72.9800 ▼ -1.79%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.23 ▲4 % ARI 4,299 ▼0.15 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.23 ▲4 % ARI 4,299 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Kosova

Agim Veliu refuzon kandidaturën për deputet: Nuk pranoj të jem pjesë e listës, refuzoj të përdorem

Ish-kryetari i Podujevës dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Lidhja Demokratike e Kosovës, duke njoftuar se nuk pranon të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Në një reagim të gjatë drejtuar anëtarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të LDK-së, Veliu ka falënderuar mbështetësit për besimin ndër vite, por ka kritikuar ashpër drejtimin aktual të partisë, duke përmendur, siç tha ai, përçarje të brendshme, vendimmarrje të njëanshme dhe rënie të rezultateve zgjedhore.

Ai ka thënë se fillimisht kishte shprehur gatishmëri për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, por sipas tij, kjo ishte refuzuar nga kryesia e degës me arsyetimin se ishte vendim i lidershipit qendror.

Veliu theksoi se së fundi është propozuar sërish për të qenë pjesë e listës, por pa konsultim paraprak, gjë që e ka cilësuar si mungesë serioziteti në proces.

“Nuk di nëse paskam ndryshuar unë, apo ata. Kanë ndryshuar vetëm strategjitë për mbijetesën e tyre politike”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Veliu njoftoi zyrtarisht se refuzon kandidaturën për deputet, duke theksuar se nuk largohet nga LDK-ja, por nuk pranon të jetë pjesë e, siç e quajti ai, “një projekti që e largon partinë nga identiteti i saj shtetformues”.

Ai gjithashtu kritikoi drejtimin aktual të partisë dhe përdorimin e sloganit “Bashkim i madh”, duke e cilësuar si të paqëndrueshëm dhe politikisht të motivuar.

“LDK është më e madhe se interesat meskine të dy njerëzve”, ka thënë Veliu, duke përfunduar reagimin me mesazhin: “Zoti e ruajt LDK-në”, shkroi Veliu./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.