🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,398 ▼ -0.08% ETH $2,401 ▲ +0.31% XRP $1.3074 ▼ -0.02% SOL $103.9000 ▲ +0.25%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Politika

Agjencia për Media dhe Informim: Video e manipuluar që qarkullon në rrjetet sociale, ka deformuar fjalimin e Kryeministrit Rama në Jeruzalem

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka nxjerrë një njoftim zyrtar për shtyp për të sqaruar opinionin publik lidhur me një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku një fragment nga fjalimi i Kryeministrit Edi Rama i mbajtur më 24 tetor 2022 në Jeruzalem është paraqitur i shkëputur nga konteksti origjinal.

Sipas njoftimit, përmes montazhit është krijuar një interpretim tërësisht i pavërtetë të asaj që është thënë. Në reagimin zyrtar sqarohet se në fjalën e tij Kryeministri po i referohej një dokumenti historik të arkivave diplomatike italiane.

“Në fjalimin e tij, Kryeministri po i referohej një dokumenti historik të vitit 1936, konkretisht një mesazhi të koduar të një informatori italian drejtuar Ministrisë së Jashtme të Italisë, ku thuhej: ‘Pa dashur të alarmoj, më duhet të them se simpatitë shqiptare për ne do të shuhen së shpejti dhe vendin tonë do ta zënë hebrenjtë’. Në fragmentin e manipuluar, deklarata është paraqitur në vetën e parë dhe jo si një citim i një informatori italian drejtuar Ministrisë së Jashtme të Italisë, duke ndryshuar rrënjësisht kuptimin e fjalisë dhe duke krijuar përshtypjen e rreme se Kryeministri po fliste për zhdukjen e shqiptarëve”, bën me dije Agjencia për Media dhe Informim.

Në mbyllje, institucioni nënvizon se “kjo nuk është një deklaratë apo qëndrim i Kryeministrit Edi Rama, por një citim nga një dokument historik, i cili është deformuar përmes montazhit dhe shkëputjes nga konteksti”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.