Ekonomia

Agjensi turistike kroate të interesuara për Shqipërinë

Gjatë vizitës në Rijeka, Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo zhvilloi një takim me Presidenten e agjensisë turistike Fantasia Travel, e cila po organizon udhëtime turistike në Shqipëri.

shqiperia-142Gordana Kramaric informoi se fillimisht do të bëhen udhëtime më grupe të vogla të cilat do të shërbejnë për testimin e potencialit turistik nga Kroacia, si dhe krijimin e një klime mirëbesimi për të zhdukur paragjykimet që ekzisojnë. Në vazhdim do të operohet me grupe të rregullta drejt destiancioneve turistike shqiptare.

Ambasadori Melo përshëndeti këtë iniciativë të Fantasia Travel dhe siguroi znj. Kramaric për bashkëpunim dhe mbështetje në këtë ndërmarrje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button