🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 93.37 ▼17.34%
ARI 4,824 ▲2.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,717 ▲ +4.92% ETH $2,248 ▲ +7.6% XRP $1.3793 ▲ +5.6% SOL $84.4400 ▲ +6.54%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.37 ▼17.34 % ARI 4,824 ▲2.98 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.37 ▼17.34 % ARI 4,824 ▲2.98 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Agrobiznesi dhe natyra në këndvështrimin turistik

agro122Në zonat rurale të vendit, fermerët po zhvillojnë aktivitetin bujqësorë duke kultivuar një pasuri të kulturave bimore, specieve dhe varieteteve, si dhe racave të kafshëve.

Vitet e fundit, ata po përshtasin kulturat bujqësore, resurset natyrore dhe blegtorinë, në funksion të përmbushjes së objektivave për rritjen e ekonomisë rurale, duke ndërthurur zhvillimin e agrobiznesit dhe kushteve klimaterike në drejtim të një agroturizmi të mirëfilltë.

Ekspertët e fushës janë të mendimit se, këto drejtime zhvillimi, duke u bërë për qëllime biznesi dhe duke iu përshtatur preferencave individuale, por mbi të gjitha resurseve të zonës, po krijojnë një shumëllojshmëri speciesh apo minifermash rurale specifike. Të cilat, sado që mund të kenë peisazhe agrokulturore të përafërta, janë gjithsesi të ndryshme. Në vitet e fundit, ky trend ka qenë determinant; diversiteti po gjallërohet, bujqësia specializuar po dominohet nga polikultura dhe po merr zhvillimi rimëkëmbja e traditës së hershme autoktone të zonave.

puEkspertët shprehen se, kjo është një pikë shumë e fortë ku fermerët përveç realizimit të objektivave të tyre të biznesit, po i japin një nxitje edhe një mënyre të re biznesi në përfitimin material të tyre siç është agroturizmi.

Një avantazh për të zhvilluar agroturizmin është se zonat rurale janë destinacione popullore për pushime dhe ekskursione, veçanërisht peisazhet etnokulturore dhe agrokulturore që ende përçojnë një performancë sado pak origjinale se si brezat e mëparshëm kanë jetuar dhe punuar.

Vendet etnografike dhe tipike rajonale e lokale, nëpërmjet peizazhit agrokulturor, etnokulturor, pse jo dhe më konkretisht ushqimit tipik, mund të jetë një mënyrë e re dhe e veçantë për të tërhequr turistët. Kjo gjeneron të ardhura shtesë për fermerët dhe kontribuon në ruajtjen dhe zhvillimin e gjithë rajonit.

Sipas eskpertëve, agroturizmi është formë e veçantë e turizmit, i cili përmbledh në vetvete kulturën rurale si një atraksion turistik. Në pamje të parë, agroturizmi duket pothuajse i ngjashëm me ekoturizmin, përveç faktit se synimi i tij kryesor nuk është thjesht natyra, por “peizazhi”, peizazhi në kuptimin më të gjerë të fjalës, një peizazh jo vetëm natyror, por edhe kulturor e tradicional, peizazhi i monitoruar e i kuruar nga dora e njeriut.

Nëse ky turizëm specifik, arrin të tërheqë me ofertat e tij për turizmin; dhe turistët të kontribuojnë me praninë e tyre në përmirësimin e të ardhurave të popullsisë rajonale, mund të themi pa frikë se agroturizmi mund të nxisë pa as më të voglin dyshim zhvillimin rajonal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.