☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,555 ▼0.85%
DOW 46,298 ▼0.8%
NASDAQ 21,729 ▼1.22%
NAFTA 116.22 ▲3.39%
ARI 4,676 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,162 ▼ -2.17% ETH $2,080 ▼ -3.75% XRP $1.2997 ▼ -3.4% SOL $78.8600 ▼ -3.84%
S&P 500 6,555 ▼0.85 % DOW 46,298 ▼0.8 % NASDAQ 21,729 ▼1.22 % NAFTA 116.22 ▲3.39 % ARI 4,676 ▼0.19 % S&P 500 6,555 ▼0.85 % DOW 46,298 ▼0.8 % NASDAQ 21,729 ▼1.22 % NAFTA 116.22 ▲3.39 % ARI 4,676 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Agroturizmi në fermë- Përparësitë dhe objektivat e legjislacionit

agro2Vitet e fundit në vendin tonë, edhe pse me vonesë në krahasim me atë që ka ndodhur në vendet e tjera evropiane është rregjistruar krijimi i grupimeve të para ose shoqatave që synojne të rrisin ndërgjegjësimin e publikut dhe hartueseve të politikave mbi rolin dhe rëndësinë e veprimtarisë që luan agroturizmi në proçesin e rivitalizimit e zhvillimit socio-ekonomik të zonave rurale.

Si rezultat, në disa rajone, këto shoqata filluan të krijojnë një “legjislacion” më vete, të lidhur ngushtë me specifikat dhe veçantitë e territorit, si nje përpjekje për të rregulluar agroturizmin në fermat e tyre.
Ajo qe duhet të theksohet është se disa rajone ose zona autonome të vendit, në perpjekje për të nxitur zhvillimin e fermës, moren drejtimin e agroturizmit duke krijuar avantazhe me përparësi konkurruese e krahasuar me kontekste të tjera bujqësore, duke siguruar zhvillimin e zonave rurale përkunder aktiviteteve të tjera ndërsektoriale

Sot agroturizmi ne vendin tone mbeshtetet në nene të veçanta të ligjit “për Bujqësinë“ dhe atij “për Zhvillimin e Turizmit” , ku përcaktohen mjetet e nevojshme rregulluese për të gjithe sistemin e bujqesise.
agro3Parimi kryesor, mbi të cilin mbështet e frymëzohet agroturizmi, është rigjallërimi i zonave rurale në rrezik margjinalizimi, nëpërmjet zbatimit të ndërhyrjeve për të rritur numrin e operatoreve (kompani) me potenciale, me qëllim reduktimin e pasigurise se të ardhurave të fermës (që është i varur nga tregu e factorë të tjerë) dhe rritjen e shumëllojshmërisë së funksionimit, duke bërë të mundur lehtesimin e kushteve per popullsinë rurale qe të jetojnë në këto zona, duke siguruar mbrojtjen e territorit dhe qëndrueshmërinë e saj ekonomike dhe për të shmangur shpopullimit të zonave rurale.
Ky aspekt i fundit ka një rol të veçantë për të rritur aktivitetet turistike në bizneset e vogla të vendosura në zonat e thella kodrinore-malore. Për këtë qëllim, në legjislacionin e miratuar, me Ligjin Për Bujqësisnë, është theksuar që për fermat e vogla, në të cilat mund të akomodohen më pak se 10 njerëz turiste, roli i zonave rurale, duhet inkurajuar për përhapjen e aktiviteteve të agro-turizmit; në fakt, në këtë rast ekziston mundësia e supozimit të raportit të komplementaritetit në mes të veprimtarisë bujqësore, e cila duhet të mbetet i përhapur, dhe agroturizmit si nje aktivitet që kërkon zhvillim të shpejtëe dhe mbështetje. Ky raport vërteton nevojën për të integruar të ardhurat bujqësore të cilat rezultojnë nga ferma bujqesore dhe aktivitetet e lidhura ngushtë me agroturizmin.
Ekspertet e fushes shprehen se, qëllimet e shpalluara nga programi i agroturizmit në fermë (sipas ligjeve), është ballfaquar me vështirësi të mëdha në interpretimin dhe zbatimin praktik të tyre. Në mesin e përpjekjeve për të rritur gamën e aktiviteteve rëndësi merr plotësimi i tregueve ushqimorë për turistët që vizitojnë fermën që operatori (fermeri) të vendosë për të kthyer fermën vetëm si njesi turizmi për shkak se ketu preferohet një regjim më i favorshëm i taksave(taksa me te ulta). Në fakt nje ndërmarrje agroturizmi (ferme) është ajo që detyrohet me ligj të zbatojë menaxhimin fiskal të biznesit te vet dhe të angazhohet per te rinovuar e ndjekur panderpreretë ndryshimet dhe modifikimet që duhet të gjejnë zbatimnë ligj.

agro4Në fakt, për disa subjekte, kjo mund të jetë një mundësi për t’u njohur me marrëdhëniet e lidhjes dhe të komplementaritetit mes aktiviteteve bujqësore dhe agroturizmi ne ferme. Një zgjidhje e mundshme e përdorur për të permirsuar këtë situatë do të ishte qe te aplikohet një certifikim urban dhe kadastrale (sipas rajoneve apo zonave) që i kushtohet aktiviteteve të fermave. Në keto kushte , për të kryer aktivitete të fermave, si dhe ato të agroturizmit në fermë, ka vetëm mundësinë që të mos përdoren pagesat e strukturave të agroturizmit ne sektorin e bujqesise. Thene ndryshe duhen ndare qartazi shpenzimet e aktiviteteve te Agroturizmit nga ato te aktiviteteve te tjera bujqesore ,ne te njejten ferme apo operator bujqesoro-turistike . Për më tepër, në rastin e kompanive me veprimtari te kufizuar, ka një vështirësi serioze për të definuar numrin e ditëve të punës të nevojshme ne sejcilin aktivitet brenda fermes , për ndarjen korrekte te certifikimit ligjor për përcaktimin e një fermeri. Po keshtu edhe madhesia e fermes ka nje rol te percaktuar qarte.

Një dispozitë legjislative e BE-se,  që lejon aktivitetet e agritourismit në familjet fermere të cilët mbajne kafshe në fermë, parashikon qe manaxheret e këtyre subjekteve bujqesoro-agroturistike  të ndjekin kurse të vecanta profesionale dhe nenshtrimin e provimeve përkatese nga autoritetet kompetente.E gjitha kjo si një praktikë e mirë për të kufizuar paligjmerite dhe per te t’i dhene përparësi sektorit te agroturizmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.