AGSH reagon pas deklaratave të Vlora Hysenit në drejtim të gazetares Klodiana Lala
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave dhe sulmeve të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, duke i dënuar ato me tone të ashpra.
Në një deklaratë publike, AGSH shprehet se çdo person që është nën hetim apo i dyshuar nga drejtësia duhet të japë llogari përpara organeve të drejtësisë, ndërsa shantazhet dhe presionet ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohen.
“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me termat më të ashpër shantazhin dhe sulmet e të dyshuarës së SPAK, ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala”, thuhet në reagim.
AGSH i bën thirrje Hysenit që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj, ndërsa kërkon nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që ta trajtojë me seriozitet episodin, të cilin asociacioni e cilëson si shantazh ndaj një gazetareje.
Sipas AGSH-së, liria e medias dhe siguria e gazetarëve duhet të mbrohen, veçanërisht në rastet kur raportimi lidhet me çështje që janë në vëmendjen e organeve të drejtësisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.