Ekonomia

Të huajt, interes në rritje për kërkimet për dy zona naftëmbajtëse

Ndërsa në datën 15 Tetor mbyllet dorëzimi i aplikimeve nga kompanitë e huaja, që kanë interes të hyjnë me kërkime për naftë dhe gaz në Blloqet C dhe 5 dhe në Panaja në qarkun e Vlorës, interesi i kompanive të huaja është rritur ndjeshëm.
Burime zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës (AKBN) bëjnë të ditur se janë 20 kompani të huaja që kanë tërhequr dokumentacionin për këto dy zona premtuese për rezerva naftëmbajtëse, Bllokun C dhe Panaja.
Pas zgjedhjes së fituesve, AKBN përgatit dhe negocion për Marrëveshjet Hidrokarbure, ndërsa është ministria e Energjisë dhe Industrisë që do të lidhë kontratat përkatëse.
Aktualisht AKBN është duke negociuar mbi termat dhe kushtet kryesore të Marrëveshjeve Hidrokarbure me dy kompani për bllokun e Dumresë dhe atë 4, ku cështja kryesore është oferta ekonomike.
AKBN po negocion me dy kompanitë që u shpallën fituese për dy zonat për kërkim nafte dhe gazi, për Bllokun 4 me grupin “Shell”& “Petromanas” dhe kompaninë izraelite “Navitas”, pjesë e “Delek group” për Bllokun e kërkimit “Dumre”. Vlerësimi dhe shpallja e dy fituesve bazohet në programin e investimit dhe historikut të kompanive, me qëllim diversifikimin e investitorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button