Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 23 June 2026
S&P 500 7,402 ▼0.95%
DOW 51,833 ▲0.23%
NASDAQ 25,791 ▼1.44%
NAFTA 73.23 ▼0.85%
ARI 4,153 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,626 ▼ -2.89% ETH $1,662 ▼ -4.14% XRP $1.1021 ▼ -2.82% SOL $69.0600 ▼ -5.09%
S&P 500 7,402 ▼0.95 % DOW 51,833 ▲0.23 % NASDAQ 25,791 ▼1.44 % NAFTA 73.23 ▼0.85 % ARI 4,153 ▼1.18 % S&P 500 7,402 ▼0.95 % DOW 51,833 ▲0.23 % NASDAQ 25,791 ▼1.44 % NAFTA 73.23 ▼0.85 % ARI 4,153 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, si i ranë në dorë hetimet

Top Channel zbardh dëshminë para prokurorëve të ish drejtorit të përgjithshëm i burgut Agim Ismaili, i cili është një nga tre të akuzuarit e SPAK për hakerimin e kompjuterëve të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Agim Ismaili ka treguar sesi këto informacione ranë në dorën e tij.

Ai tregon se këto dosje të hakeruara nga Arnold Rrokaj, i janë dhënë nga miku i tij Zambak Gjoni, ish drejtor i burgut të Vlorës.

“Një ndër format e komunikimit është dhe komunikimi nëpërmjet aplikacionit whatsapp, ku kemi shkëmbyer lajme të ndryshme, konsideratat tona për çështje të caktuara, humor etj. Një natë, përpara disa kohësh, më solli një material si komunikonim vazhdimisht dhe e pashë, ndërkohë që isha duke punuar.

Këtë material e shpërndava pasi e mendova se ishte një lajm që kishte dalë nga mediat dhe nuk e mendova gjatë. Më pas e kam lexuar këtë material dhe i hodha një sy. Materiali kishte të bënte me disa hetime të zhvilluara ndaj shtetasit Damian Gjiknuri dhe nuk e kam diskutuar më me njerëz të tjerë.

Kam patur komunikime me Zambakun me këtë rast dhe e kam marrë me humor kur më ka thënë që kam patur burime në SPAK. Sidomos këto kohë, kam njohje goxha të thellë me Zambakun dhe e njoh për shkak të kapaciteteve që ka.

As më ka shkuar ndërmend” dhe as e kam besuar që ai mund të kishte aksesuar apo korruptuar njerëz në SPAK për të marrë informacion. Gjithnjë kam menduar që ai ka marrë materiale që kishin qarkulluar ndërmjet gazetarësh dhe mi kishte ridërguar mua”, ka deklaruara ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.