Ekonomia
Ahmetaj prezanton projektligjin për partneritetin publik-privat
Ministri Arben Ahmetaj paraqiti në Komisionin e Ekonomisë projektligjin për partneritetin publik-privat, përmes të cilit Qeveria synon të stimulojë investimet duke reduktuar edhe burokracitë.
Ahmetaj tha në Komision se ligji lind si nevojë për modernizimin e instrumenteve për t’iu përgjigjur domosdoshmërisë që ka ekonomia.
Nga ana tjetër, sipas Ahmetajt, ligji zgjeron fushën e veprimtarisë duke përfshirë në të edhe bujqësinë, që ishte lënë jashtë deri më tani.
Ministri Ahmetaj tha se ligji ekzistues i koncesioneve nuk ka funksionuar. Sipas tij është abuzuar shumë me të dhe në jo pak raste janë pranuar ofertat minimale.