☁️
Tiranë 22°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.46 ▼2.64%
ARI 4,810 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,740 ▲ +5.84% ETH $2,388 ▲ +9.39% XRP $1.3739 ▲ +3.74% SOL $86.1300 ▲ +5.27%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.46 ▼2.64 % ARI 4,810 ▲0.89 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.46 ▼2.64 % ARI 4,810 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj: Reformat, pikë kthese e domosdoshme në sektorin ekonomik

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të mërkurën se reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në sektorin energjitik përbëjnë një pikë kthese të domosdoshme në sektorin ekonomik.

Ministri-Ahmetaj-ne-konference-per-shtyp-Foto-Agim-Dobi-525x3502Duke folur në konferencën “Rimëkëmbja Energjetike”, ministri Ahmetaj vuri theksin në faktin se treguesit pozitiv të arritur nga OSHEE në një vit inkurjojnë qeverinë me vijmin e reformave të gjithanshme.

“Reformat e thella janë të dhimbshme, të vështira për t’u ndërmarrë dhe duan guxim politik e ndergjegje të qytetarëve, Janë sfidë dhe përgjegjësi”, deklaroi Ahmetaj.

Sipas tij, 150 milion euro në vit është shuma që zhdukej nga buxheti për shkak të vjedhjes së energjisë. E këtë shumë çdo vit mund të ndërtoheshin, vijoi Ahmetaj, 150 shkolla të reja, 100 km rrugë të reja, çdo vit apo disa qendra shëndetësore. Ai bëri të ditu se kjo shifër rritej vit pas viti për shkak të mungesës së investimeve dhe amortizimit të rrjetit.

Nisma e qeverisë, për rimëkëmbjen e sistemit energjitik, theksoi ministri Ahmetaj, është një mënyrë e re jetese në sistemin elektroenergjitik. “Kishim vizonin e duhur për të bërë këtë gjë”, deklaroi Ahmetaj.
Ai bëri të ditur se qeveria hartoi një model të ri të tregut të tregut të energjisë, vendosi tarifë të re efi]ente të energjisë, mbrojti përmes subvencioneve shtresat në nevojë, si dhe vendosi drejtësi sociale, ku koncepti një paguan e një jo e të gjithë furnizohen, nuk ekziston më.
“Ne duam t’ia kthejmë qytetarit shqiptar paratë e vjedhura në këto vite. Ajo që po bëjmë është se po ndërtojmë një treg të hapur, transparent që mbron konsumatorin”, tha Ahmetaj. Buxheti i shtetit, informoi Ahemtaj ka mbi 80 milionë dollarë si fond rreziku këtë shumë. Kemi mundur të kursejmë 20 milionë dollarë me përmirësimin e performancës. Treguesit pozitiv të OSHEE-së janë inkurajues. Janë 72 mijë aktmarrëveshje të lidhura. Janë 72 mijë qytetarë që kanë përkrahur qeverinë”, theksoi Ahmetaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.