☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,507 ▲0.45%
DOW 50,396 ▼0.36%
NASDAQ 26,573 ▲0.87%
NAFTA 94.05 ▼2.64%
ARI 4,506 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $75,963 ▼ -2.11% ETH $2,064 ▼ -3.25% XRP $1.3306 ▼ -2.28% SOL $83.3900 ▼ -3.32%
S&P 500 7,507 ▲0.45 % DOW 50,396 ▼0.36 % NASDAQ 26,573 ▲0.87 % NAFTA 94.05 ▼2.64 % ARI 4,506 ▼0.38 % S&P 500 7,507 ▲0.45 % DOW 50,396 ▼0.36 % NASDAQ 26,573 ▲0.87 % NAFTA 94.05 ▼2.64 % ARI 4,506 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Bota

Papa Leone XIV: Nuk do të hyj në asnjë debat me presidentin Trump

Papa Leone XIV deklaroi sot “nuk kam ndërmend të hyj në një debat” me presidentin Donald Trump, në përgjigje të kritikave nga shefi i  Shtëpisë së Bardhë.

“Unë nuk jam politikan, nuk kam ndërmend të hyj në një debat me të. Mesazhi është gjithmonë i njëjtë, të promovojmë paqen”, u tha papa amerikan gazetarëve në bordin e aeroplanit që e çoi në Algjeri.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sulmoi ashpër papa Leonen XIV duke e quajtur papën “të tmerrshëm” për politikën e jashtme dhe “të dobët ndaj krimit” në një postim të gjatë në Truth Social, duke thelluar tensionet me Vatikanin.

Trump kritikoi qëndrimet e papës mbi konfliktet globale duke thënë se nuk donte një papë që e konsideronte të pranueshme që Irani të zotëronte armë bërthamore ose që kundërshtonte veprimet e SHBA-së kundër Venezuelës.

Ai gjithashtu akuzoi papën për bashkim me kundërshtarët politikë dhe e nxiti atë të “sillej më me përgjegjësi”.

Presidenti i SHBA-së sugjeroi më tej se zgjedhja e Leones XIV u ndikua nga kombësia e tij amerikane, duke shkruar se papa duhet të jetë “mirënjohës” dhe duke shtuar se “nëse nuk do të isha në Shtëpinë e Bardhë, papa Leone XIV nuk do të ishte në Vatikan”.

Komentet e Trump pasuan një predikim nga papa Leone XIV të shtunën në të cilin ai bëri thirrje për t’i dhënë fund luftërave dhe u kërkoi udhëheqësve botërorë të ndalonin armiqësitë dhe të gjenin paqen.

Duke predikuar gjatë një shërbese lutjeje në Bazilikën e Shën Pjetrit, papa deklaroi “mjaft me shfaqjen e fuqisë! Mjaft me luftën!”.

Papa Leone XIV, i cili udhëheq rreth 1,4 miliardë katolikë në mbarë botën, paralajmëroi kundër “iluzionit të plotfuqishmërisë” dhe ditët e fundit ka shtuar kritikat ndaj konfliktit që përfshin Iranin, duke dënuar kërcënimet kundër vendit si “vërtet të papranueshme”.

SHBA dhe Izraeli nisën një fushatë bombardimi në shkallë të gjerë kundër Iranit më 28 shkurt, duke bërë që Teherani të hakmerret me sulme në të gjithë Lindjen e Mesme, me një armëpushim të brishtë që tani është në fuqi.

Papa Leone XIV, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike i lindur në SHBA, është shfaqur si një kritik i politikës së jashtme të Trump mes tensioneve në rritje mbi Lindjen e Mesme./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.