Ekonomia

Ahmetaj: Shqipëria, në rrugën e duhur të përmirësimit të klimës së biznesit

ahmetajMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi të mërkurën se Shqipëria është në rrugën e duhur të përmirësimit të klimës së biznesit dhe të rritjes së qëndrueshme dhe cilësore ekonomike.

Duke iu referuar raportit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2015”, sipas të cilit Shqipëria renditet në vendin e 68 duke përmirësuar 40 vende krahasuar me një vit më parë, Ahmetaj e konsideroi këtë si kapërcim historik.
“Kapërcimi që kemi bërë ne me 40 vende është hapi më i rëndësishëm në nivelin e reformave dhe lehtësimit të të bërit biznes. Ky kapërcim ka të bëjë drejtpërdrejt me reformat e guximshme e të thella që qeveria Rama ka ndërmarrë që vitin e parë të qeverisjes së vet”, tha Ahmetaj.
Sipas ministrit Ahmetaj, pas 5 vitesh stanjacion dhe përkeqësim të renditjes së saj, ky shtë një lajm i mirë për vendin, pasi kjo rritje në vlerësim, tregon që reformat po japin rezultatn e tyre, por mbi të gjitha ka një vullnet në vazhdimësi dhe të vendosur për të vijuar me reformat.
Ministri tha se në bashkëpunim me partnerë të ngushtë ndërkombëtar kemi ndërmarrë një analizë tejet cilësore të indikatorëve të treguesve të “Të bësh biznes 2015″ dhe në vijim kemi ndërmarrë reforma të nevojshme në nivele të ndryshme të të gjitha institucioneve që preken nga raporti i Bankës Botërore.
Kjo reformë, tha ai, në kuadër të reformës së gjerë për përmirësimin e klimës së gjerë të biznesit që qeveria po vazhdon, ka prekur disa nga çështjet kyçe siç janë lejet e ndërtimit ku kemi përmirësim me 32 vend, fillimi i një biznesi me 4 vende, cilësia e pagesave të taksave me 13 vende dhe regjistrimi i pronës me 18 vende.
Duke qënë se ky raport është një ndër burimet kryesore që konsiderohet nga çdo investitor i huaj apo i vendit për të marrë vendime në lidhje me investimet e tij, ky përmirësim në renditje, sipas Ahmetajt, jep impakt të drejtpërdrejt në thithjen e investimeve të huaja. Ai vuri në dukje se në këtë vlerësim kemi lënë mbrapa Serbinë dhe disa vende të tjera.

Raporti i Bankës Botërore “Të bësh biznes 2015”

Raport i ri i Grupit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2015” konstaton se Shqipëria ka bërë progres në reformat rregullatore të biznesit duke u ngjitur në vendin e 68 ose me 40 vende më lart krahasuar me një vit më parë. Shqipëria ka kryer përmirësime në tri fusha të reformës rregullatore: hapja e biznesit, procedura e lejeve të ndërtimit dhe regjistrimi i pronave. Hapja e biznesit është bërë më të lehtë përmes uljes së tarifave të regjistrimit. Ka lehtësuar procedurën e lejeve të ndërtimit, përmes rifillimit të lëshimit të lejeve të ndërtimit dhe përmes konsolidimit të lejes së sheshit dhe lejes së ndërtimit në një leje të vetme zhvillimore ndërtimi. Gjithashtu, Shqipëria e ka bërë më të lehtë kalimin e pronës, përmes vendosjes së afateve të efektshme dhe kompjuterizimit të kartelave të pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, Shqipëria e ka dobësuar sistemin e transaksioneve të mbuluara me garanci, përmes një ndryshimi të Ligjit për Barrët Siguruese, i cili nuk lejon vendosjen e barrës siguruese mbi aktivet e patrupëzuara. Gjithashtu Shqipëria e ka bërë më të kushtueshëm pagimin e tatim-taksave nga shoqëritë tregtare, përmes rritjes së shkallës së tatimit mbi fitimin. Largësia nga vlerësimi me pikë kufi në “Të bësh biznes 2015” është 66,1 duke shënuar përmirësim me 6,3 pikë krahasuar me 59,8 në “Të bësh biznes 2014”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button