☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,563 ▼0.73%
DOW 46,284 ▼0.83%
NASDAQ 21,785 ▼0.96%
NAFTA 115.20 ▲2.48%
ARI 4,689 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
ETH $2,087 ▼ -2.33% XRP $1.3040 ▼ -2.56% SOL $80.0900 ▼ -1.86%
S&P 500 6,563 ▼0.73 % DOW 46,284 ▼0.83 % NASDAQ 21,785 ▼0.96 % NAFTA 115.20 ▲2.48 % ARI 4,689 ▲0.08 % S&P 500 6,563 ▼0.73 % DOW 46,284 ▼0.83 % NASDAQ 21,785 ▼0.96 % NAFTA 115.20 ▲2.48 % ARI 4,689 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Ahmeti dhe Thaçi kërkojnë rikthimin në funksion të Kuvendit

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, pas takimit me të dërguarin special të Gjermanisë, Johannes Haindl, deklaroi se është duke u kërkuar një mënyrë që përsëri të rikthehet në funksion Kuvendi i Maqedonisë. Ndërkohë lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, deklaroi se Marrëveshja e Përzhinës ka dështuar dhe nevojitet një marrëveshje e re që vendi të tejkalojë këtë krizë politike.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se në takim janë diskutuar shumë çështje të rëndësishme për vendin, si zgjedhjet e 5 qershorit, Marrëveshja e Përzhinës, si dhe proceset euro-atlantike të vendit. Sipas tij, zgjedhjet nuk duhet të mbahen më 5 qershor dhe e vetmja mënyrë për zgjidhje të krizës mbetet rikthimi në funksion i Kuvendit, ku do të diskutohen shumë çështje me rëndësi, përfshirë edhe vendimin e fundit të Presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e politikanëve.

“Sa u takon zgjedhjeve të 5 qershorit mendojmë se nuk do të ishte mirë mbajtja e tyre për imazhin e vendit tonë. Gjithashtu shfaqëm mendimet tona se si mund të arrihet të rikthehet në funksion Kuvendi i Maqedonisë. Ne i kemi marrë të gjitha masat duke vënë në funksion ekspert të vendit dhe ndërkombëtarë, se cilat rrugë mund të ndiqen që ky moment të ndodh dhe Kuvendi të vendoset në funksion. Pasi të rikthehet Kuvendi hapen shumë çështje për zgjidhje të krizës, ku dhe mund të bisedohen shumë çështje me rëndësi për vendin”, deklaroi Ahmeti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.