☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.27 ▼0.24%
ARI 4,694 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,146 ▲ +3.02% ETH $2,131 ▲ +3.76% XRP $1.3399 ▲ +2.44% SOL $81.9800 ▲ +2.02%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.27 ▼0.24 % ARI 4,694 ▲0.3 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.27 ▼0.24 % ARI 4,694 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Aids, një proteinë “inteligjente” mund të bllokojë virusin

Molekula është zbuluar në trajtën riprodhuese femërore dhe mund të revolucionarizojë mjekimet për të luftuar përhapjen edhe të sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetushme

Lufta kundër Aidsit është një “grua”: një grup shkencëtarësh australianë, ka individualizuar në aparatin riprodhues femëror, një proteinë “inteligjente” në gjendje për të bllokuar reagimin e virusit HIV. Zbulimi, i përshkruar në revistën “Immunology and Cell Biology”, premton të revolucionarizojë trajtimet për të luftuar përhapjen e sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme, përfshirë dhe virusin “Zika”.

Tre vende bllokimi kundër virusit –  Sipas shkencëtarëve të Universitetit Deakin në Geelong dhe Institutin Hudson i Kërkimeve Mjekësore në Melburn, proteina “interferon epsilon”, mund të detyrojë sistemin imunitar të krijojë tre “postblloqe” në rrugën që të çojnë drejt virusit. “Molekula është inteligjente, sepse ajo ndërhyn në ciklin e jetës së HIV-it në faza të ndryshme”, – shpjegon Johnson Mak, autori kryesor i studimit.

Proteina mbrojtëse – Qelizat e shëndetshme të njeriut, pa këtë proteinë, “sekuestrohen” për t’u shndërruar në fabrika të virusit, duke lejuar shumëfishinin e tij. Ndryshon puna për qelizat e shëndetshme të mbrojtura nga proteinat, që e bëjnë më të vështirë prekjen nga virusi. Dhe qelizat që depërtojnë, arrijnë të ndalojnë agjentin patogjen drejt “objektivit”. Nëse këto teknika dështojnë, mekanizmi ka si alternativë një linjë të tretë mbrojtjeje: kur virusi riprodhohet, e bën në versione difektoze, shumë të dobëta për të mbizotëruar.

Për t’u verifikuar efektet te meshkujt –  Proteina “përhapet kudo përmes ciklit menstrual dhe një mekanizmi natyror, që organizmi përdor për të mbrojtur gratë nga infeksionet, – vëren Mak, – duke fuqizuar nivelet e tij natyrore dhe duke lejuar parandalimin e riprodhimit të HIV-it”. Shkencëtarët kanë nënvizuar se nevojiten kërkime të tjera për të përcaktuar nëse proteina “inteligjente” mund të ketë të njëjtin efekt edhe tek meshkujt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.