Politika

Sherri i PD dhe djegia mandateve, për një “gozhdë”

Nga Pandeli Majko

Deklarimi i Partisë Demokratike se do të djegi mandatet e veta në Kuvend në se dikush nga grupi i saj voton Reformën e Drejtësisë ka nevojë për një shpejgim. Në se një parti nuk kontrollon grupin e vet parlamentar ky është problemi i saj i brendshëm. Ai nuk mund të kthehet në një problem të publikut, dhe aq më tepër, kjo dobësi e brendëshme partiake të eksportohet në sigurinë kombëtare të vendit.

Cdo sinqeritet naiv e ka të vështirë ta kuptojë se një “rebelim” i brendëshëm partiak duhet të nxisë një parti serioze që të rebelohet karshi rendit kushtetues të vendit.

KJO NUK ESHTE RRUGA E DUHUR. Shqiperia nuk është ajo e vitit 1997 apo 1998. Ajo është anëtare e NATO-s ku siguria dhe sovraniteti i saj ka garanci të cilat nuk shkruhen në facebook.

Keqkuptimi i lirisë jep shpesh në politikën shqiptare një reflektim i cili vjen nga e kaluara e vendit.

Për shkak të rrethanave të jashtëme dhe të brendëshme historia jonë kombëtare e ka të fiksuar thellë kulturën e dhunës në politikë. Qeverisja nga pozitat e forcës në historinë e vendit ka sjellë dhe sjell ide të gabuara politike. Ato kanë nxitur shqiptarët të urrejnë njeri-tjetrin për arsye politike. Ky fenomen ka shkuar deri atje sa politikanëve shqiptarë u është dukur më e “natyrshme” miqësia me kundërshtarët gjeopolitikë se sa me bashkëpatriotët e tyre.
Edhe fëmijët e shkollave kanë të drejtë sot të shohin me habi në leximin e historisë sonë kombëtare për miqësitë personale të politikanëve shqiptarë me kundërshtarët e shqiptarëve…

Mungesa e skrupujve për të qënë sa më parë dhe sa më shumë në qeverisje ka shkatërruar rregullisht raportin e publikut shqiptar me politikën. Kjo histori duhet të marrë fund.

Raporti i cdo shoqërie me lirinë pa drejtësinë ka qenë dhe do të jetë i deformuar. Drejtesia nën politikën ka prodhuar rregjime në Shqipëri. Reforma e Drejtësisë që 33 deputetë kanë depozituar dje në Kuvend nuk është akt i njëanshëm për destabilizim. Ai kërkon që vendit dhe shoqërisë sonë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian ti hapet një kapitull i ri. Ai nuk është gjest formal por një përgjigje elokuente ndaj dobësive tona kombëtare.

Pa drejtësi nuk ka të ardhme. Shqipërisë i duhen politikanë të mirë, por, ata nuk do të ekzistojnë pa pasur gjyqtarë dhe prokurorë të aftë. Nevoja për këta të fundit është ulëritëse dhe do të vendosë fatin e vendit më shumë se kartonat e politikës. Të bësh kauzë politike për emërime partiake në drejtësi është një sfidë e vështirë.

Në fund të votimit në Komisionin e Reformës së Drejtësisë vendimi i përbashkët i anëtarëve të saj ishte që dokumenti që votuam të konsiderohej I HAPUR për cdo negociatë dhe ndryshim. Në vend që ti “skërmitemi” njeri-tjetrit besoj se ka ende kohë për të negociuar të mesmen e “artë”.

Me pak realizëm zgjidhjet mund ti kemi në tavolinë.

Boll u morëm me një pikturë të mbaruar. Zgjidhja është pas saj. Kjo është pak fyese por e vërtetë. I gjithë ky sherr bëhet për një “gozhdë”. Nuk është hera e parë që ndodh. Sigurisht!

Related Articles

Comente

  1. Z Majko.Ti je shqipetar i vertete.Mos u beni naive ju dhe nderkombetaret.Eshte turp per popullin shqipetar,eshte poshterim per popullin shqipetar qe te percaktohet e ardhmja e femijeve te tyre nga nje grup fashist(vrasje+vjedhje) i Sali Berishes,Lylezim Bashes,Bujar Nishanit,Adriatik Llalles,Jozefina topallit dhe te Plehrave te PD fashiste qe duhet te nxirret jashte ligjit.Ne qofte se ne PD ka shqipetare te vertete ta votojne reformen.Reforma te miratohet me mbi 50% e deputeteve.Saliu do ta varrosi popullin shqipetar ne te vetmen dite te bardhe ne historine e kombit shqipetar,ne ate tete qenit ne Europe ku nuk ka qene kurre.Ti kerkohet SHBA BE qe te sjellin ushtrine e NATO ne Tirane.Nuk eshte koha e fjaleve por dita e ekzekutimit te te gjita te keqiave qe ka perjetuar ky popull.Bashke me reformen parlamenti te emeroje Prokurorin e pergjithshem.Ka ne vendin tone njerz shume te mire dhe shqipetare te vertete.

  2. Z Majko.Ti je shqipetar i vertete.Nuk eshte fjala per nje gozhde.Eshte krijuar nje shtet i pa ligjshem fashist nga Sali Berisha,Lylezim Basha,Bujar Nishani,Adriatik Llalla LIKA,Topalli dhe Noka Paloka te PD fashiste qe duhet te jete jashte ligjit.Ju nuk e shkaterroni dot kete fashizem te pa pare ne bote.Raporti i gjermanise eshte vone por akoma ne kohe.SHBA,BE te dergoje NATO urgjentisht ne Tirane.Sali Berisha do te varrosi popullin shqipetar ne diten e vetme te bardhe te qenit ne Europe ku nuk ka qene kurre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button