Ekonomia
AKKP kompensim për 22 pronarë si përfitues nga fondet e legalizimit
Agjencia e Kthimit dhe Kompensit të Pronave (AKKP) ka miratuar listën me 22 pronarë, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale, të futura në procesin e legagalizimit.
Sipas burimeve të AKKP-së, lista me 22 pronarë i përket qyteteve të Tiranës, Elbasanit, Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës, të cilët do të përfitojnë kompensim.
Pronarët e përfshirë në këtë listë përfitojnë nga 4 këste të përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informale.
Ky vendim mbështetet tek disa ligje për pronat si dhe ai për legalizimin e ndërtimeve informale, të futur në proces legalizimi.