☁️
Tiranë 19°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.63 ▲0.38%
ARI 4,834 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,038 ▼ -0.99% ETH $2,325 ▼ -2.69% XRP $1.3550 ▼ -1.43% SOL $83.0700 ▼ -3.59%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.63 ▲0.38 % ARI 4,834 ▼0.33 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.63 ▲0.38 % ARI 4,834 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Akset në veri, shpallet kompania që do i mirëmbajë për 5 vite

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të mirëmbajë akset e veriut për 5 vitet e ardhshme.

ARRSH konfirmoi për Top Channel se një konsorcium greko-shqiptar ka dhënë ofertën më të ulët prej 21,1 milionë euro, për mirëmbajtjen e rrugëve të Qarkut të Shkodrës dhe Kukësit. Këtu nuk përfshihet Rruga e Kombit, e cila është dhënë me koncesion tashmë.

Tenderi ishte pjesë e një projekti të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore për të financuar me rreth 156 milionë dollarë mirëmbajtjen e rrugëve përmes ndarjes në katër zona, sipas shtrirjes gjeografike. Për tre rajonet e tjera fituesit ishin shpallur më parë dhe tenderi i fundit mbyll kështu kontratat për të gjithë Shqipërinë.

Në inventarin e mirëmbajtjes do të jenë 1300 kilometra rrugë. Sipas Autoritetit Rrugor, kompanitë do të bëjnë jo vetëm mirëmbajtjen fizike, por edhe investime për te rritur sigurinë rrugore.

Projekti me Bankën Botërore synon që të reduktojë me 15 përqind numrin e aksidenteve rrugore. AI synon po ashtu uljen e numrit të kompanive që merren me mirëmbajtjen e rrugëve me qëllim rritjen e eficencës nga njëra anë dhe duke shtuar përgjegjësitë nga ana tjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.