☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.04 ▲2.63%
ARI 4,187 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,601 ▼ -0.86% ETH $2,423 ▼ -0.87% XRP $1.3104 ▼ -1.94% SOL $104.4300 ▼ -0.99%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
17 Tet 2026
Breaking
Kronika

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Fier–Vlorë, në afërsi të Novoselës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, ende e paidentifikuar, dyshohet se po tentonte të kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet. Si pasojë e goditjes së fortë, ai ka pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një person endacak, ndërsa identiteti i tij nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi i automjeteve në segmentin Levan–Novoselë është bllokuar për një periudhë kohe, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në të dy krahët e autostradës.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, grupi hetimor dhe shërbimet e emergjencës, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.