Kronika e zeze
Aksident me pasojë vdekjen në Lezhë
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në rrugën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit.
Forcat e policisë, pasi janë njoftuar për një burrë të shtrirë në tokë, kanë bërë të mundur identifikimin e menjëhershëm dhe arrestimin e shtetasit që shkaktoi aksidentin.
Në pranga është vënë 24-vjeçari Albert Preçi, banues në Valias të Tiranës.
Ende nuk dihet indentiteti i viktimës.