Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, vdes drejtuesi i mjetit
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në mesditë në aksin Lezhë-Shkodër, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi në fshatin Blinisht dhe dyshohet se kamioni i ka prerë rrugën një makine të tipit “Benz”.
Pas përplasjes, makina “Benz” është përfshirë nga flakët dhe si pasojë ka vdekur drejtuesi i saj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.