Kronika

Aksident në minierën e Bulqizës, një i vdekur një i plagosur

Një minator ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur ditën e sotme në një nga galeritë e minierës së Bulqizës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:20 në nivelin e nëntë të minierës i cili menaxhohet nga ACR.

Mësohet se He Chuan dhe Du Dabing janë dy punonjësit të cilët u aksidentuan në galeri, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën.

Viktima dhe i plagosuri janë shtetas kineze. Ndërkohë pritet që të zbardhen edhe rrethanat e aksidentit.

Kompania kineze: Dy punonjësit po bënin shpime për vendosjen e ashensorit

Kompania kineze “Xingang Energy” e cila operon në pusin 9 në minierën e Bulqizës ka reaguar për aksidentin e ndodhur ditën e sotme, ku një punonjës humbi jetën e një tjetër mbeti i plagosur. Kompania kineze ka sqaruar ngjarjen dhe ka bërë të ditur identitetin e dy punonjësve të saj, He Chuan dhe Du Dabing.

Dy punonjësit po bënin shpime për vendosjen e ashensorit, ndërsa kompania kineze ka sqaruar se tashmë ka filluar puna për vlerësimin e shkaqeve të aksidentit.

Minatori i plagosur tashmë ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa kompania kineze uron shërimin e tij, dhe i ka shprehur falënderime qeverisë shqiptare për mbështetjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button