☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,593 ▲ +0.04% ETH $2,408 ▼ -0.59% XRP $1.2978 ▼ -0.55% SOL $103.7100 ▼ -0.72%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kronika

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në aksin Vlorë-Orikum, në fshatin Radhimë.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Greta Haskaj, në aksident janë përfshirë tre automjete,“Benz”,“BMW” dhe një “Seat”. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “BMW”, i cili po udhëtonte në drejtim të aksit Orikum-Vlorë.

Të dëmtuar lehtë kanë mbetur pesë pasagjerë me shtetësi egjiptiane, të cilët ndodheshin në mjetin “Benz”. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit “Seat” nuk ka pësuar dëmtime.

Pak minuta pas përplasjes, dy prej automjeteve janë përfshirë nga flakët, duke shtuar rrezikun në vendngjarje dhe duke vështirësuar ndërhyrjen e parë.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pozicionimi i gabuar në karrexhatë i mjetit “Benz”, i kombinuar me shpejtësinë e lartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.