🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,671 ▼ -1.75% ETH $2,216 ▼ -1.26% XRP $1.3308 ▼ -1.69% SOL $82.4500 ▼ -2.52%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Aksidenti rrugor, humb jetën turisti çek. Përplaset nga një makinë

Një shtetas çek ka mbetur i vdekur mbrëmjen e së enjtes, pas një aksidenti rrugor në aksin Elbasan-Peqin.
Viktima është identifikuar si Stanislav Pitrun, 69-vjeçari i datëlindjes 1 Mars 1947, i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip “Mercedes Benz”, një minibus prej 21 vendesh me targa AA 862 LB, dhe ishte nisur nga Ohri për në Durrës.
Turistët kishin ndaluar në afërsi të Paprit për një pushim për nevoja personale, por në momentin që shtetasi çek ka tentuar të kalojë në krahun tjetër të rrugës, është goditur nga një tjetër automjet Benz, me targa AA 771 JR, i cili drejtohej nga shtetasi Ardit Perisnaka, 23 vjeç nga Shalsi.
Mungesa e ndriçimit në rrugë, shpejtësia e mjetit tjetër, por edhe mungesa e vëmendjes nga ana e kalimtarit, i cili ka tentuar të kalojë rrugën, janë shkaqet e dyshuara të aksidentit të rëndë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë është shoqëruar shoferi 23-vjeçar për t’u marrë në pyetje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.