☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,167 ▲ +0.4% ETH $2,700 ▲ +0.68% XRP $1.4995 ▲ +1.07% SOL $121.3900 ▲ +1.69%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Politika

Aksidenti tragjik në Durrës, Balla: Moment që kërkon reflektim të menjëhershëm nga të gjitha forcat politike

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me tragjedinë e ndodhur në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga drejtuesi në gjendje të dehur.

Balla e cilësoi ngjarjen e rëndë si një moment që kërkon reflektim të menjëhershëm nga të gjitha forcat politike, duke theksuar nevojën për rishikim të mënyrës së zbatimit të ligjeve ekzistuese.

“Mbështes plotësisht nevojën që kemi për të reflektuar të gjithë, të majtë, të djathtë, socialistë e demokratë. Ngjarja e djeshme na kërkon që të fillojmë të kuptojmë si zbatohen ligjet tona. Nëse ne mjaftohemi me heqjen e pikëve në patentë, kjo është e rëndë për ne”, u shpreh Balla.

Ndër të tjera, Balla theksoi nevojën e rishikimit të Kodit Penal.

“Prandaj, po diskutoja për këtë dhe me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, teksa jemi në fazën e rishikimit penal, Gjykata e Lartë e SHBA-së, ka vendosur konceptin e vrasjes në kushtet e vetëbesimit të tepruar. Përgjigja jonë në këtë rast duhet të jetë e menjëhershme sapo të kemi mundësinë që të ndryshojmë Kodin”, deklaroi ai.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i bëri gjithashtu thirrje Policisë së Shtetit për rritje të kontrollit ndaj drejtuesve problematikë të mjeteve.

Më herët, deputeti i PS Erion Braçe kërkoi ashpërsim të Kodit Rrugor dhe atij Penal për ta konsideruar si vrasje me dashje vdekjen e dy të miturve.

Nga aksidenti i rëndë humbën jetën dy fëmijë të moshës 10 dhe 12 vjeç, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë rezultonte i dehur. Ai u arrestua nga policia ndërsa mësohet se ai kishte pasur më herët probleme me shkelje të rregullave të qarkullimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.