Aksidentohet makina e deputetit Ben Blushi
Makina e deputetit socialist Ben Blushi, me targa “TR 0611 L” është aksidentuar pak më parë në aksin nacional Pogradec Qafë-Thanë. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Lin në Pogradec.
Në makinën e e tipit “Volkswagen Touareg” nuk ka qenë deputeti Ben Blushi, por dy persona të tjerë, të cilët janë aksidentuar me një makinë tjetër. Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar në njerëz përveç dëmeve materiale.
Të njëjtat burime thanë se specialistët e sektorit të policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë matjet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.