Aksidentohet me motorin e tij, humb jetën efektivi i policisë
Një efektiv i policisë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Burime policore njoftojnë se efektivit i policisë, Artur Dervishi, pjesë e Delta Forcës në Vlorë, ka humbur jetën në një aksident rrugor me motor në Kutalli të Beratit. 47- vjeçari ka humbur kontrollin e motorit të tij dhe ka marrë plagë në kokë, çka solli dhe humbjen e jetës gjatë transportit për në spital. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe realizoi hetimet paraprake për të zbardhur dhe dinamikën e ngjarjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.