Kronika
Aksidentohet për vdekje këmbësorja, ndalohet shoferi
Një këmbësore u aksidentua për vdekje ditën e sotme në Kavajë. Mësohet se viktimë ka mbetur 48-vjeçarja, V.K, banuese në fshatin Synej, Kavajë.
Gruaja ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, pasi u përplas nga automjeti me targa AA096 ML.
Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të automjetit Stefano Franceskini, i cili po merret në pyetje për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.