☁️
Tiranë 21°C · Vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 91.38 ▲3.51%
ARI 4,144 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $83,016 ▼ -1.48% ETH $2,568 ▼ -1.88% XRP $1.4060 ▼ -4.68% SOL $115.3800 ▼ -3%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 91.38 ▲3.51 % ARI 4,144 ▲0.07 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 91.38 ▲3.51 % ARI 4,144 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Akt, i papranueshëm”/ Zv.kryeministrja Gërvalla reagon pas incidentit ndaj zv/ministrit: Sulm kriminal e banditesk

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani, që ndodhi në Skenderaj.

Përmes një reagimi publik, Gërvalla e cilësoi incidentin si “sulm kriminal e banditesk”, duke thënë se akte të tilla janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve dhe funksionimit të shtetit.

“Ky akt, përveçse është i papranueshëm, përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve dhe funksionimit të shtetit të Kosovës, si dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Synojnë që fushata zgjedhore të jetë e përcjellë nga dhuna, frikësimi dhe logjika e forcës, të cilat nuk kanë vend në Republikën tonë”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se këto janë “metoda primitive” të atyre që, sipas saj, shtetin e shohin si pronë private dhe sundimin e ligjit si provokim. Në fund, Gërvalla kërkoi reagim të menjëhershëm nga organet e rendit dhe drejtësisë.

“Pres që institucionet e rendit të reagojnë menjëherë dhe pa kompromis. Autorët e sulmit duhet të përballen me drejtësinë pa asnjë vonesë. Kjo Republikë e ky shtet nuk i nënshtrohet dhunës. Pikë”, përfundoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.