☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 88.99 ▼0.5%
ARI 4,131 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,577 ▼ -2.41% ETH $2,577 ▼ -4.33% XRP $1.4242 ▼ -5.32% SOL $116.3200 ▼ -3.87%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.99 ▼0.5 % ARI 4,131 ▼1.35 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.99 ▼0.5 % ARI 4,131 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Kosova

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”.

Sipas aktakuzës, me datë 22.12.2023 në Dragash, i pandehuri B.P., në cilësinë e personit të autorizuar të operatorit ekonomik “B.Sh.P.K.”,, dyshohet se me qëllim ka shkelur rregullat e prokurimit publik duke mos i zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata publike me titull “Furnizimi me gjashtëmbëdhjetë copë aparate fotokopjuese për shkolla KK Dragash”.

Gjatë realizimit të kontratës, në vend të dorëzimit të 16 aparateve të reja të fotokopjimit, siç ishte paraparë me kontratë, janë dorëzuar 16 aparate të ri-fabrikuara, përkatësisht aparate të vjetra të servisuara në të cilat janë vendosur pajisje të reja shpenzuese. Me këto veprime, Komunës së Dragashit i është shkaktuar dëm ekonomik dhe buxhetor, pasi pajisjet e ri-fabrikuara kanë qëndrueshmëri më të ulët përdorimi, kërkojnë më shumë mirëmbajtje dhe mund të krijojnë kosto shtesë krahasuar me pajisjet e reja.

Po ashtu, Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj personit juridik “B. Sh.P.K.”, si operator ekonomik fitues i kontratës së lartcekur, për të njëjtën vepër penale.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.