☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.08 ▲2.04%
ARI 3,978 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,456 ▼ -3.33% ETH $2,234 ▼ -3.85% XRP $1.2471 ▼ -3.33% SOL $96.5300 ▼ -3.72%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.08 ▲2.04 % ARI 3,978 ▼1.34 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.08 ▲2.04 % ARI 3,978 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Sporti

Aktivizimi i të rinjve, Bulku argumenton rregullin: Shqipëria ka shumë talente, vendimi s’ndikon në cilësinë e kompeticioneve!

Sezoni i ri i futbollit shqiptar do të sjellë një risi të rëndësishme, me zbatimin e rregullit për aktivizimin e lojtarëve të rinj në kampionat. Zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, e vlerësoi këtë vendim si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit dhe për krijimin e më shumë mundësive për talentet e dala nga akademitë.

“Është një rregull i mirëmenduar. Është një rregull që diskutohet prej vitesh nga Federata e Futbollit, në bashkëpunim dhe në konsultim me të gjitha klubet dhe akademitë në Shqipëri. Duke parë dhe duke vëzhguar me kujdes të gjitha grupmoshat, kemi vënë re që të gjitha klubet kanë një akademi shumë të mirë në moshat 15, 17 dhe 19 vjeç. Kanë futbollistë shumë të mirë në përbërjen e tyre. Por, deri në momentin që po flasim, shumë pak klube, tre-katër prej tyre, u kanë dhënë mundësinë këtyre lojtarëve të talentuar, ose këtyre lojtarëve me cilësi shumë të mira, që t’i aktivizojnë në skuadrat e para”, tha Bulku.

Mes të tjerash zyrtari i FSHF komentoi se ky vendim ishte i nevojshëm pasi Federata Shqiptare e Futbollit kishte vënë re se lojtarët e moshave të reja kanë mundur t’i shfaqin vlerat dhe cilësitë e tyre deri në moshën 19-vjeçare në kampionatet përkatëse, “por nuk kanë pasur hapësirën e duhur për t’i treguar vlerat e tyre në ekipet e para të klubeve ku kanë luajtur. Mendoj se ky vendim dhe ky rregull janë shumë domethënës për vazhdimësinë e këtyre lojtarëve të rinj, sepse ka qenë një pjesë e ndërprerë në mes”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.