Abissnet Superiore: Përzgjidhet formacioni i javës së 9-të, Dede trajneri më i mirë
Java e 9-të e Abissnet Superiore, qw transmetohet nw RTSH, solli rezultate të rëndësishme dhe ndryshime në krye të renditjes, me Egnatian që mori vendin e parë pas fitores ndaj Teutës. Pas përfundimit të 5 takimeve, Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur futbollistët që spikatën në këtë javë, duke formuar edhe 11-shen më të mirë të kampionatit.
Formacioni është ndërtuar me skemën 3-5-2 dhe përfshin lojtarë nga 7 skuadra të kampionatit. Egnatia është skuadra më e përfaqësuar me 4 futbollistë, ndërsa trajneri më i mirë i javës është shpallur Nevil Dede.
Formacioni më i mirë i javës së 9-të (3-5-2)
Mario Dajsinani (Egnatia)
Erjon Hoxhallari (Dinamo City), Georgios Lagonidis (KF Skënderbeu), Eneo Bitri (Egnatia)
Ardit Nikaj (AF Elbasani), Klaus Kashari (Vora), Albano Aleksi (Egnatia), Leandro Frroku (Vora), Redon Xhixha (Tirana)
Ildi Gruda (Egnatia), Amadou Traore (Laçi)
Trajneri më i mirë: Nevil Dede (Egnatia)
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.