Politika

Akuzat e Bashës për arrestime politike, reagon Policia

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi të martën për ndalimin nga policia të aktivistëve të opozitës dhe tha se “kjo është shenja e frikës nga protesta e ardhshme e opozitës”.

“Ndalimi i protestuesve edhe në natën e ndërrimit të viteve është reagim i Edi Ramës nga zemërimi masiv i qytetarëve, që falë bashkëqeverisjes së tij me krimin, janë sot më të varfrit në Europë. Policia po ndalon qytetarët që u ngritën kundër dhunimit të Kushtetutës, kundër emërimit të Edi Ramës kryeprokuror. Këto janë shenjat e tmerrit që i ka kapur nga protesta e radhës”, shprehet Basha përmes një deklarate për media.

Burgosja e qytetarëve, sipas tij, “nuk e shpëton dot Edi Ramën, sepse një popull të tërë nuk e burgos dot”. “Burgu është vendi për trafikantët, bashkëpunëtorët e krimit në pushtet, për të korruptuarit që Edi Rama po bën gjithçka për t’i mbrojtur, jo për qytetarët që ngrihen se nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve të tyre, ngrohjen në këtë dimër të acartë, nuk paguajnë dot faturat që rriten çdo vit. Me akte të tilla Edi Rama nuk bën gjë tjetër veçse po firmos me shpejtësi fundin e tij politik. Shqiptarët e vranë frikën 28 vite më parë. Kushdo që përpiqet të rikthejë sundimin përmes frikës, do të ketë të njëjtin fund”, përfundon Basha.

Policia: Garantojmë të drejtën e protestës, por do të ushtrojmë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atë

Policia e Shtetit reagoi pas akuzave të opozitës për arrestime politike, në lidhje me ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim pas protestës së opozitës më 18 dhjetor.

Lidhur me deklarimet e përfaqësuesve të disa subjekteve politike, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim policor ditët e fundit, Policia e Shtetit sqaron se, mbi bazën e referimit në Prokurorinë e Tiranës të datës 19.12.2017, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë të planëzuar në shërbim në sigurimin e protestës së opozitës zhvilluar në datë 18 dhjetor, përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë janë shpallur në kërkim një numër personash për “Kundërshtim të punonjësve të Policisë së Rendit Publik”, parashikuar nga Kodit Penal.

“Mbi këtë bazë, sistemi TIMS në Pikat Kufitare dhe çdo patrulle policie që bie në kontakt me këta shtetas, ka detyrimin t’i ndalojë ata dhe të njoftojë OPGJ që ndjek çështjen. Kjo ka ndodhur edhe ditët e fundit, kur janë evidentuar, ndaluar, ku u është marrë deklaratë dhe janë lënë të lirë, disa persona të shpallur në kërkim policor. Hetimet ndaj tyre vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës”, vijon njoftimi për shtyp i policisë.

Policia e Shtetit garanton të drejtën e protestës, por nuk do të hezitojë në asnjë rast të ushtrojë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atë.

Related Articles

Nje koment

  1. Lulezim Basha, demokracia sesht anarshi. Protestat tregojn emancipimin e shoqeris, kur ato behen e perputhje me ligjin. Kur orgnizatoret i ushqen me thirje antikushtetuse, dheme keq te pushtojn istitucjone sic ndodhi me 18 dhjetor, kur deputetet e PD, LSI, benin thirje per pushtimine parlamentit, apo moszhvillimin e seances plenare, kur turma gjuante me shkopinj dhe plagosi shtat polic ne krye te detyres, jo vetem organizatoret duhet te pergjigjen per shkelje ligjore, por edhe te denohen.
    Ketu ne Amerik, slevis dot nga vendi i shoferit, deri sa policia te bej kontrolline dokumentave, po dole nga makina te qellon. ndersa rrugacet tuaj vun dor i policine shtetit dhe ju kerkoni ti mbroni.
    Ne nje shtet demokratik, duhet te mereni edhe ju nen hetim, se mbeshtesni anarshistet, ata qe thyejn ligjet e shtetit, ata qe cenojn rendine qetesin publike, qe demtojn pronen shteterore dhe ate private.
    Nderkoh kur kerkohet dhe po behet shtet, ju kerkoni pushtet, me genjeshtra e mashtrime. U pam para kater viteve, se ku e cuat vendin ton, ne kaos politik, ne shtet rrumpall, drejtesi e kooruptuar, ne zgrip ekonomin, akoma me keq shkateruat aresimin e te gjitha niveleve, sa diplomat blieshin rrugeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button