☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,763 ▼ -3.09% ETH $2,241 ▼ -1.42% XRP $1.2505 ▲ +0.06% SOL $95.2400 ▼ -1.76%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

KINË – Xi Jinping spastron kupolën drejtuese, përjashtohen 33 zyrtarë të lartë

– Partia Komuniste e Kinës ka përjashtuar 33 zyrtarë të lartë gjatë një mbledhjeje të rëndësishme të Komitetit Qendror, në kuadër të fushatës së presidentit Xi Jinping kundër korrupsionit dhe forcimit të disiplinës brenda partisë, sipas “Reuters”.

Vendimet u miratuan në përfundim të mbledhjes katërditore të Komitetit Qendror, e cila u zhvillua nga 26 deri më 29 tetor.

Ky është numri më i madh i përjashtimeve të zyrtarëve, në një mbledhje të këtij organi në historinë e fundit të partisë.

Ndër zyrtarët e përjashtuar janë edhe figura të larta të ushtrisë dhe të administratës shtetërore.

Mes tyre përmendet gjenerali Zhang Youxia, ish-zëvendëskryetar i Komisionit Qendror Ushtarak dhe një prej figurave më të fuqishme të ushtrisë kineze, si dhe Ma Xingrui, ish-kryetar i Partisë Komuniste në rajonin Xinjiang.

Komanda më e lartë ushtarake, nga shtatë anëtarë në vetëm dy

Spastrimi ka prekur veçanërisht drejtuesit e ushtrisë kineze. Nga shtatë anëtarët e Komisionit Qendror Ushtarak, organi më i lartë që drejton forcat e armatosura, kanë mbetur vetëm dy: presidenti Xi Jinping, i cili kryeson komisionin, dhe gjenerali Zhang Shengmin, përgjegjës për kontrollin disiplinor në ushtri.

Pesë anëtarët e tjerë janë larguar nga detyrat ose janë përjashtuar pas hetimeve të zhvilluara gjatë viteve të fundit.

Mes tyre janë edhe gjeneralët Zhang Youxia, He Weidong dhe Liu Zhenli, si dhe ish-ministri i Mbrojtjes Li Shangfu dhe ish-përgjegjësi i punëve politike të ushtrisë, Miao Hua.

Zhang Shengmin u promovua gjithashtu në Byronë Politike të Partisë Komuniste, organi kryesor vendimmarrës i saj, duke u bërë i vetmi përfaqësues i ushtrisë në këtë strukturë.

Mungesa e shumë drejtuesve në mbledhjen e partisë

Një tjetër tregues i përmasave të spastrimit ishte pjesëmarrja në mbledhjen e Komitetit Qendror.

Nga 376 anëtarët dhe anëtarët zëvendësues të këtij organi, të zgjedhur në vitin 2022, në mbledhje morën pjesë vetëm 279.

Kjo do të thotë se 25,8% e tyre munguan, përqindja më e lartë e mungesave në një mbledhje të tillë, që nga periudha pas vdekjes së Mao Ce Dunit.

Një pjesë e këtyre mungesave lidhet me zyrtarë, që janë larguar nga detyrat ose janë vënë nën hetim, megjithëse jo për të gjithë janë bërë publike arsyet e mungesës.

Gjatë mbledhjes, udhëheqja e partisë rikonfirmoi angazhimin për të vijuar luftën kundër korrupsionit dhe për të forcuar kontrollin mbi zyrtarët.

Autoritetet kineze e paraqesin këtë fushatë si një mënyrë për të përmirësuar funksionimin e institucioneve dhe për të garantuar zbatimin e vendimeve të udhëheqjes.

Sipas të dhënave të paraqitura nga zyrtarët e partisë, që nga ardhja e Xi Jinpingut në pushtet në vitin 2012, janë hapur 8,1 milionë çështje disiplinore dhe janë ndëshkuar 7,9 milionë persona, mes tyre 963 zyrtarë të nivelit të lartë.

Megjithatë, analistët vënë në dukje se largimi i një numri kaq të madh drejtuesish, krijon boshllëqe në strukturat politike dhe ushtarake të Kinës dhe ngre pikëpyetje për vazhdimësinë e drejtimit të tyre.

Mbledhja përcaktoi gjithashtu se Kongresi i 21-të i Partisë Komuniste, do të mbahet në gjysmën e dytë të vitit 2027.

Xi Jinping pritet të kërkojë një mandat të katërt si udhëheqës i partisë, ndërsa riorganizimi i drejtuesve do të jetë një nga çështjet kryesore përpara këtij kongresi. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.