🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 18 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.78 ▲4.47%
ARI 4,019 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $64,135 ▲ +1.37% ETH $1,847 ▲ +0.57% XRP $1.0892 ▲ +0.58% SOL $75.0400 ▲ +0.46%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
18 Jul 2026
Breaking
Politika

Akuzat e forta të Kryeziut: Kurti organizon protestat në Tiranë, është kryekëput njeri i Serbisë dhe i paguar nga Irani!

Qëndrim Kryeziu ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për politika që, sipas tij, dëmtojnë bizneset dhe ekonominë e Kosovës.

Në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, Kryeziu deklaroi se qeveria po bllokon qëllimisht sektorin privat dhe po favorizon produktet serbe.

Ai ngriti gjithashtu akuza të rënda ndaj Kurtit për lidhje me Serbinë dhe Iranin, si edhe për përfshirje në organizimin e protestave në Tiranë. Kryeziu tha se këto veprime, sipas tij, kanë izoluar Kosovën ekonomikisht dhe po dëmtojnë interesat e vendit. Deklaratat e tij nuk u shoqëruan me prova për të mbështetur këto pretendime.

“Qeveria Kurti nuk është hera e parë që po u bën bllokada të bizneseve të vendit tonë. Qeveria Kurti u ka shpallur luftë të gjitha bizneseve në vendin tonë. Të gjitha vijnë direkte nga Serbia. Ne kemi një kryeministër që është kryekëput njeri i Serbisë. Po mbyll një nga fabrikat më të mëdha, vetëm e vetëm që Kosova të furnizohet me produkte serbe.

Albin Kurti është direkte dorë e Irani dhe nuk kas sesi ai të distancohet nga protestat që organizon në Tiranë. Qëllimi i tij është për të shkatërruar shqiptarinë, është njëri i paguar nga Irani. Kosovën e ka shkatërruar edhe për ekonominë, prej 6 vitesh ne jemi të distancuar nga ekonomia ndërkombëtare. Ai është përbetuar që të shkatërrojë Kosovën. Ai është direkte organizator i të gjitha protestave në Tiranë. Protesta ndërkombëtare e paralajmëruar më 4 korrik, ishte kundër Pavarësisë së SHBA. Kosova nuk ka përse të përfshihet në protestat në Shqipëri”, tha Kryeziu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.