☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,727 ▲0.06%
DOW 52,449 ▲0.14%
NASDAQ 26,440 ▼0.14%
NAFTA 102.40 ▲2.5%
ARI 4,053 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,556 ▲ +0.3% ETH $2,333 ▲ +0% XRP $1.3122 ▼ -0.33% SOL $100.9200 ▲ +0.35%
S&P 500 7,727 ▲0.06 % DOW 52,449 ▲0.14 % NASDAQ 26,440 ▼0.14 % NAFTA 102.40 ▲2.5 % ARI 4,053 ▼0.52 % S&P 500 7,727 ▲0.06 % DOW 52,449 ▲0.14 % NASDAQ 26,440 ▼0.14 % NAFTA 102.40 ▲2.5 % ARI 4,053 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Akuzat ndaj policinë, sindikata: Oficerët t’i drejtohen Prokurorisë, heshtja nuk i favorizon

Prej disa ditësh opozita akuzon me emra konkret dhjetëra drejtues të Policisë së Shtetit, për lidhje me trafikantët në kultivimin e kanabisit në vend. Në një reagim mbi situatën e krijuar, sindikata e punonjësve të policisë i bën apel të gjithë efektivëve të përmendur, që të ndërmarrin nisma ligjore qoftë individuale ose kolektive për pastërtinë e figurës së tyre.
“Nëse ata do të ankohen te sindikata, ne do të marrim veprimet tona në lidhje me pastërtinë e figurës së tyre. Dhe kjo sigurisht që vërtetohet nëpërmjet veprimeve gjyqësore. Duhet t’i drejtohemi patjetër për ta bërë politikën një herë e mirë të heqë dorë nga subjektivizmi në dhënien e mendimeve mbi punonjësit e policisë”, shprehet Sadetin Fishta, kryetar i Sindikatës së Policisë.
Deri më tani asnjë efektiv i akuzuar nga Partia Demokratike nuk ka kërkuar asistencën juridike të sindikatës.
“Ne nuk mund ta vërtetojnë nëse është shpifje apo jo. Padia është ajo që e vërteton nëse këto qëndrojnë apo jo. Për çdo punonjës policie heshtja nuk është në favorin e tyre. Si sindikatë i kemi kërkuar edhe Prokurorisë  të fillojnë procesin në bazë të deklarimeve të bëra”, thotë Fishta.
Opozita ka akuzuar më shumë se 30 drejtues të policisë për lidhjet e tyre me krimin. Sipas Partisë Demokratike, akuzat mbështeten edhe tek një raport i shërbimeve sekrete të Italisë dhe Gjermanisë, por ekzistenca e një informacioni të tillë nga partnerët ndërkombëtarë u mohua kategorikisht në një prononcim për Top Channel, nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Altin Qato.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.