Ekonomia

Akuzat për mashtrim, Çela: Verifikoni dokumentet

Administratori i përgjithshëm i OSHEE-së, Adrian Çela mohoi që kompania të ketë manipuluar trguesit financiar.

Në një intervistë për Top Channel, Çela tha se shifrat e raportuara nga OSHEE janë tërësisht korrekte dhe të certifikuara nga partnerët ndërkombëtar si Banka Botërore dhe FMN që e mbikqyrin nga afër këtë kompani

“Ne ju vëmë në dispozicion të gjithë dokumentat bankarë që janë hyrjet e parave në llogaritë bankare që ka kompania, të gjithë dokumentat e TVSH-së, që kemi paguar, deklarimi mujor, sepse ne i bëjmë në fund të çdo muaji. Dhe janë thjesht fare të verifikueshme, nëse kam gënjyer unë në emër të kompanisë, apo janë të vërteta këto ”, tha Çela, për Top Channel.

Sipas Çelës, kompania ka arritur të përmirësojë treguesit financiar me një ritëm më të shpejtë edhe se sa pritshmëritë apo plani i rënë dakord me Bankën Botërore.

“Ne kishim llogaritur që kompania me humbjet të barazohej në 2016, dhe kishi llogaritur që 2015-ta të kishim një akumulim të vogël të borxhit. Në të vërtetë2015 ndodhi e kundërta, i kaloi parashikimet, nuk patëm borxh të ri. Për herë të parë kur mbyllet bilanci i kompanisë, ajo është me fitim ”, bën të ditur Çela.

Por sipas tij, kompania ka nevoja të mëdha financiare për të përmirësuar rrjetin e amortizuar të shpërndarjes.

“Nga llogaritjet që kanë bërë ekspertët e fushës, kanë llogaritur që ky sistem do 1.7 miliardë dollarë ose euro investime, dhe koha e implementimit, minimumi 4 vjet. Pra, të kesh një sistem europian. Ne jemi koshient që nuk i kemi këto 1.7 miliardë, por jemi paraprirë me investime sipas një filozofie, se atje ku është konsumi më i madh, ka humbje më të mëdha, dhe atje ka nevojë më parë për investime”, vijon Çela.

OSHEE është kompania më e madhe në vend me një qarkullim mbi 65.4 miliardë lekë në vit. Shpesh kjo kompani ka qenë në qendër të kritikave të opozitës, për praktika jo transparente financiare. Por sipas Çelës akuzat kanë prapavijë politike dhe menaxhimin i kompanisë është përmirësuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button