Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 02 June 2026
S&P 500 7,600 ▲0.26%
DOW 51,079 ▲0.09%
NASDAQ 27,087 ▲0.42%
NAFTA 91.06 ▼1.19%
ARI 4,559 ▲1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $69,652 ▼ -4.25% ETH $1,979 ▼ -0.27% XRP $1.2645 ▼ -3.01% SOL $79.4000 ▼ -1.96%
S&P 500 7,600 ▲0.26 % DOW 51,079 ▲0.09 % NASDAQ 27,087 ▲0.42 % NAFTA 91.06 ▼1.19 % ARI 4,559 ▲1.16 % S&P 500 7,600 ▲0.26 % DOW 51,079 ▲0.09 % NASDAQ 27,087 ▲0.42 % NAFTA 91.06 ▼1.19 % ARI 4,559 ▲1.16 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Kosova

Al Trade realizon aktivitetin tradicional për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet

Me qëllim të shtimit të hapësirave të gjelbra dhe nxitjes së kujdesit ndaj ambientit, Al Trade ka realizuar aktivitetin tradicional për dhurimin dhe mbjelljen e drunjve, aktivitet i cili këtë vit u zhvillua në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas.

Ky aktivitet, i cili organizohet çdo vit, synon të kontribuojë në krijimin e një ambienti më të shëndetshëm për qytetarët, duke i dhënë rëndësi jo vetëm mbjelljes së drunjve të rinj, por edhe mirëmbajtjes së atyre ekzistues.

Albana Gjonbalaj, drejtoreshë e Parqeve dhe Hapësirave Publike, tha se mesazhi i këtij aktiviteti është i thjeshtë: të rritet kontributi për qytetin, të ndihmohen qytetarët dhe të ruhet tradita e krijimit të hapësirave të gjelbra.

Sipas saj, aktiviteti ka për qëllim jo vetëm shtimin e drunjve, por edhe mirëmbajtjen e atyre ekzistues, në mënyrë që qyteti të ketë më shumë hapësira të gjelbra dhe më shumë kujdes për ambientin publik.

“Mesazhi është shumë i thjeshtë: të kontribuojmë për qytetin, t’u ndihmojmë qytetarëve dhe ta mbajmë këtë aktivitet si traditë. Qëllimi është të krijohen më shumë hapësira të gjelbra, të mirëmbahen drunjtë ekzistues dhe të shtohen drunj të rinj në qytet”, u shpreh Gjonbalaj.

Foto: Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve/ Facebook

Ajo shtoi se aktiviteti ka edhe një simbolikë të veçantë, pasi organizohet në Ditën e Fëmijëve, duke synuar që vetëdija për ambientin të ndërtohet që nga moshat e reja.

“Ky është një aktivitet simbolik, pikërisht në Ditën e Fëmijëve. Në një formë duam t’i vetëdijesojmë fëmijët dhe qytetarët për rëndësinë e hapësirave të gjelbra dhe të kontribuojmë për të ardhmen. Siç thuhet, kush mbjell një dru mendon për të ardhmen – dhe kjo është simbolika që duam ta përcjellim te qytetarët dhe te moshat e reja”, tha ajo.

Ndërsa Artan Ramaj, menaxher i Burimeve Njerëzore dhe Marketingut në Al Trade, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe mbështetësit që tashmë janë bërë pjesë e këtij aktiviteti tradicional.

Ai tha se aktiviteti realizohet falë angazhimit të kompanisë dhe bashkëpunimit me institucionet lokale në komunat ku Al Trade operon.

“Falënderojmë secilin prej atyre që merr pjesë në aktivitetin tonë, i cili tashmë është bërë tradicional. Falë pronarit të kompanisë dhe mbështetësve tanë, së bashku me komunat ku operojmë – Prishtinën, Fushë Kosovën dhe Drenasin – po e realizojmë këtë aktivitet”, u shpreh Ramaj.

Ramaj theksoi se ky nuk është aktiviteti i vetëm që Al Trade e realizon në kuadër të kontributit për komunitetin, duke shtuar se kompania do të vazhdojë të mbështesë iniciativa me ndikim pozitiv.

“Ky aktivitet tradicional nuk është i vetmi. Ne kemi edhe aktivitete të tjera që i bëjmë në vazhdimësi dhe ky nuk do të jetë kontributi ynë i fundit për qëllime që e ardhmja jonë të jetë sa më e mirë”, tha ai.

Përmes këtij aktiviteti, Al Trade vazhdon të dëshmojë përkushtimin për përgjegjësi sociale dhe për realizimin e iniciativave që i shërbejnë qytetit, qytetarëve dhe brezave të ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.