Alarmoi policinë për bombë në shkollën “Emin Duraku”, Gjykata e Tiranës: Detyrim paraqitje për 47-vjeçarin
Gjykata e Tiranës këtë të enjte ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Mandi Jataganin cili u arrestua pasi alarmoi policinë për alarm fals se ishte vendosur bombë në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor.
Prokuroria kërkoi masën “arrest në shtëpi” ndërsa gjatë seancës për masën e sigurisë 47-vjeçari ka deklaruar se nëse nuk hiqen materialet polisterol nga shkollat që sipas tij janë të rrezikshme do të bëj përsëri të njëjtën gjë.
Mandi Jatagani u arrestua nga hetuesit e antiterrorit për veprat “përhapja e rreme e informatave që ngjallin panik” dhe “njoftim i rremë në organet e rendit”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.