Kosova

Alasdair Bell i përgjigjet Serbisë, nuk kemi frikë nga padia kundër UEFA’s

Drejtori për çështje ligjore në UEFA, anglezi Alasdair Bell ka vazhduar ta mbrojë Kosovën edhe pas pranimit në të dhe paralajmërimit për padi nga Serbia.

Duke qenë njohës i mirë i çështjeve ligjore, Bell ka thënë se UEFA është e qetë përballë kërcënimit të Serbisë.

“Mund të ketë një apel në CAS, po e them këtë nga aspekti ligjor. Kjo nuk është diçka që ne kemi frikë, sepse ne këtu kemi marrë një vendim demokratik për një çështje sportive. Pyetja e parë ishte nëse Kosova i plotëson kushtet për t’u bërë anëtare e UEFA-s dhe përgjigjja, sipas nesh, ishte PO. Pyetja e dytë ishte nëse shtetet anëtare e donin Kosovën pjesë të UEFA-s dhe ato sot votunan “për”. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me çështje ligjore, por kjo nuk më shqetëson në aspektin ligjor”, ka thënë Bell.

Avokati i shkëlqyer britanik Alasdair Bell që është edhe këshilltar ligjor në UEFA në traditën më të mirë që bota ka ofruar një arsye të fortë ligjore në favor të pranimit të Kosovës. “Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetencë për të njohur shtete, por që shtetet njohin shtete. Nëse nuk jeni anëtar i UN, nuk do të thotë se nuk je shtet.  Janë katër kritere që përcaktojnë të qenit shtet, territori, popullsia, qeveria dhe aftësia për të arritur marrëveshje me të tjerët. Kështu që anëtarët e këtij Kongresi do të vendosin vet nëse Kosova meriton të jetë pjesë e UEFA”, ishin fjalët e Bell në kongresin  e mbajtur në Budapest.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button