Kronika

‘Albanian Lion 2014′ – Stërvitje e përbashkët me trupat britanike

Durres,04.09.2013.-Forcat detare ne stervitje, Durres ATSH Foto:Gezim Kabashi“Albanian Lion 2014″ mban emrin stërvitja e përbashkët detare me trupat britanike, që do të zhvillohet në periudhën 1 shtator-31 tetor 2014, në disa nga bazat ushtarake në Shqipëri.
Kjo parashikohet të jetë stërvitja më e madhe e Marinës Mbretërore Britanike për vitin 2014, në të cilën do të angazhohen rreth 1500 trupa ushtarake të Forcave të Armatosura Mbretërore Britanike, një njësi detare gjermane që do të jetë pjesë e forcave britanike, 4 anije zbarkuese, mjete ushtarake që do të vijnë të imbarkuara në anije, 2 avionë ushtarakë “Hawk Jet”, 4 helikopterë transporti, etj, të cilët do të kryejnë lëvizje në rajonin e përcaktuar të stërvitjes në fjalë.
Meqenëse në stërvitje do të marrin pjesë 1500 trupa ushtarake, është në kompetencë të Kuvendit marrja e vendimit për zhvillimin e stërvitjes, detaje të së cilës detaje janë parashikuar në një projektligj të posaçëm, i paraqitur së fundi për shqyrtim në parlament.
Ligji “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, përcakton se vendimi për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushtarake të huaja në stërvitje të përbashkëta ndërkombëtare apo veprimtari të organizuara ose të drejtuara nga NATO-ja, BE apo vende të tjera, në territorin e shqiptar, për numër të përgjithshëm pjesëmarrësish mbi 1000 veta, merret me ligj nga Kuvendi.
Stërvitja e përbashkët do të zhvillohet në bazën detare të Pashalimanit, bazën e Porto-Palermos, gadishullin e Karaburunit, kepin e Palit, bazat ajrore të Kuçovës dhe Rinasit, poligonet e qitjes në rajonet stërvitore Zall-Herr, Poshnjë, Bizë, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone.
Gjatë hyrjes, lëvizjes e daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë, trupat dhe mjetet ushtarake britanike dhe gjermane do të shoqërohen nga njësi të armatosura shqiptare.
Zhvillimi i stërvitjes së përbashkët në kohën e përcaktuar do të jetë një sukses për pakën shqiptare pasi do të tregojë jo vetëm seriozitet me partnerët tanë, por edhe aftësinë dhe përgatitjen e ushtrisë shqiptate në përgjigje të sfidave të kohës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button