☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,434 ▼ -1.91% ETH $2,211 ▼ -1.39% XRP $1.3276 ▼ -1.74% SOL $82.2100 ▼ -2.6%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Libri

Alda Merini / Pasioni i mendjes

“Nuk paska fund pritja ime/ Po të pres/sot/nesër e përditë/ e pak nga pak po shuhem/aq sa tashmë e kam harruar fytyrën tënde./Duan të dinë nëse dëshpërimi im/ është i barabartë me mungesën tënde/jo, është një grimë më shumë/dëshpërimi/Është vdekja ime e balsamosur/ që nuk e di si mund të ta bëj dhuratë…”.

Në Milanon e pas viteve 1950, Alda Merini donte vetëm një rrugë. Ajo që përmes errësirës e çonte në apartamentin e Salvatore Quasimodos. Ende pa mbushur të 30-at, ajo i ishte dorëzuar njohjes së këtij burri, ashtu si përpara vargjeve. “Ndoshta vetëm zemra na mbetet, zemra…”, shkruante Quasimodo në një nga poezitë e asaj periudhe. Ajo ishte e brishtë si një varg, dhe i shndërronte orët e gjata në atë apartament në një komunikim dëshirash, duke shkruar vargjet më të bukura me trupin e saj. Për Quasimodo-n kjo njohje ishte një ndalesë e bukur në jetën e një burri që po i afrohej të 50-ave, që e kishte menduar përsosjen vetëm në artin e tij. Por ajo u shfaq ashtu me fytyrën e ndrojtur dhe flokët e zeza teksa pinte cigare në një tryezë me miq, duke i thënë se shkruante. Nën xhaketën e poetit filloi të ndihej ajo pështjellim padurimi për ta njohur më tej, portretin e kësaj vajze të thjeshtë italiane. Ajo shkoi drejt tij pa menduar gjatë, e bindur se vetëm një burrë mund t’i hiqte hijet e sëmundjes që kishte nisur t’i orvatej. Për gati tre vjet, ajo deshi vetëm një rrugë, deri sa një ditë ai nuk ishte më aty… “Dhimbja është pa të nesërme/ është një turi kali që bllokon/thembrat e fuqishme/ Po dje kam rënë poshtë/ buzët e mia janë mbyllur/ dhe tmerri ka hyrë në gjoksin tim/ si një fishkëllim e thellë…/”.

Alda Merini lindi në Milano, më 21 mars 1931, në një familje të shtresës së mesme. Babai i saj ishte një nëpunës në një kompani sigurimi ndërsa nëna shtëpiake. Alda kishte një motër dhe një vëlla Anën dhe Ezion. Që fëmijë, ajo ishte e tërhequr nga librat. Babai i saj e inkurajoi interesin e saj për shkrimin dhe kur ishte vetëm 10 vjeç i botoi një përmbledhje të vogël me poezi. Ai pagoi një mësuese pianoje që të vinte në shtëpi për t’i dhënë mësim së bijës. Ajo përfundoi shkollën e mesme me nota të shkëlqyera, por pas mbarimit të luftës i ati nuk kishte të ardhura për ta çuar atë në një shkollë të mirë. Për tre vjet rresht, ajo studioi në shkollën “Laura Solera Mangazza” për stenografi. Karriera e saj si poete nisi në një moshë shumë të hershme. Kur ishte 15 vjeç poezitë e saj u bënë më të ndjera. Një vit më vonë, më 1947, disa poezi të saj iu treguan kritikut Giacinto Spagnoletti. Ai do të spikaste poeten në vargjet e shkruara, duke i dhënë mundësi vajzës disi të ndrojtur të bëhej pjesë e shoqërive letrare në Milanon e atyre viteve. Me një jetë të trazuar, Merini është një nga figurat kryesore të letrave italiane të shekullit XX.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.