☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 93.03 ▲1.28%
ARI 4,196 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,416 ▲ +0.43% ETH $2,547 ▲ +1.72% XRP $1.3989 ▲ +0.45% SOL $111.0300 ▲ +1.37%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 93.03 ▲1.28 % ARI 4,196 ▼0.49 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 93.03 ▲1.28 % ARI 4,196 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Arte

Aleksandër Stipçeviç, albanologu i shquar dhe studiuesi i ilirëve

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët kujtoi në 96-vjetorin e lindjes, historianin e antikitetit, ilirologun dhe akademikun Aleksandër Stipçeviç.

Stipçeviç lindi në Arbënesh të Zarës, në një familje shqiptare. Studimet e larta i kreu për arkeologji dhe u diplomua në Universitetin e Zagrebit në vitin 1954. Në vitin 1957 filloi punën në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Zagrebit. Stipçeviç u bë drejtor i Bibliotekës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë në Zagreb në vitet 1974–1983. Në fillim të viteve ’70 dha kontributin pedagog i arkeologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ai ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “Gjurmime albanologjike” për 15 vjet.

Në vitin 1977 kreu doktoratën dhe një vit më pas fitoi titujt: “Këshilltar i lartë në bibliotekari” dhe “Këshilltar shkencor në fushën e shkencave shoqërore”. Stipteviç u bë profesor i rregullt në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit. Është autor i shumë studimeve në fushën e ilirologjisë, në fushën e albanologjisë, si dhe i një vargu artikujsh shkencorë. Ka kontribuar si anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Prof. Stipçeviç ka lënë një trashëgimi të pasur rreth 230 punime shkencore e profesionale, në kroatisht, shqip, italisht, anglisht. Ai u nga nga jeta më 1 shtator 2015 në Zagreb.

Katër vite pas largimit nga kjo jetë, Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, iu dhuruan rreth 1100 tituj librash me vlera të jashtëzakonshme studimore, sipas testamentit të lënë nga ai vetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.