☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 93.15 ▲1.42%
ARI 4,194 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,180 ▲ +0.02% ETH $2,539 ▲ +1.29% XRP $1.3989 ▲ +0.22% SOL $110.7400 ▲ +0.94%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 93.15 ▲1.42 % ARI 4,194 ▼0.54 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 93.15 ▲1.42 % ARI 4,194 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Sanksionet ndaj Ramës janë të domosdoshme

Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të sanksionojnë qeverinë Rama, i cili sipas tij e ka shndërruar Shqipërinë në narko-shtet. Sipas kryedemokratit, dënimi politik dhe masa të tjera, janë të domosdoshme për të shpëtuar shqiptarët nga kjo situatë jashtëzakonisht e rëndë.

“Në këtë rast gjithashtu unë u bëj thirrje të gjitha agjencive partnere të vendeve partnere të luftës kundër drogës dhe shpëlarjes së parave: në qoftë se kërkoni rastin më klasik, urdhëroni ku është Shqipëria, në të cilën thyhen qafën dy monedhat më të forta të planetit për shkak të kontejnerëve dhe vagonëve të parave të pista të drogës që hyjnë në ekonominë shqiptare. I bëj thirrje MONEYVAL-it dhe të gjitha agjencive të tjera, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Seksionit Antidrogë, sirenat më të fuqishme të alarmit për një vend kanë rënë prej kohësh, por duhen dëgjuar. Shqipëria sot është Guinea-Bissau e Afrikës, e cila u shndërrua në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Afrikë”, tha Berisha.

“Kurse Shqipëria sot është më narko-shtet se çdo narko-shtet tjetër në botë dhe është narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë. Natyrisht, opozita ka detyrë dhe e ka bërë këtë, ka paralajmëruar që në vitin 2014 se Shqipëria po shndërrohet në Kolumbinë e Europës. Opozita ka paralajmëruar në vitin 2017 se në Shqipëri po instalohet narko-shteti, u instalua narko-shteti. Opozita ka arritur me përpjekjet e saj të përfshijë në një seri rezolutash të organizatave ndërkombëtare të partive politike narko-shtetin shqiptar dhe narko-euron si faktor shkatërrimtar. Por, dënimi politik dhe masa të tjera, sanksione ndaj regjimit, janë të domosdoshme për të shpëtuar shqiptarët nga kjo situatë jashtëzakonisht e rëndë”, vijon kryedemokrati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.