☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,434 ▼ -1.91% ETH $2,211 ▼ -1.39% XRP $1.3276 ▼ -1.74% SOL $82.2100 ▼ -2.6%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Ali Qazimaj” është shqiptar

Ali Qazimaj, i dyshuar kryesor për vrasjen e dy pensionistëve në Suffolk të Britanisë, në fillim të këtij muaji, është shqiptar.

Televizioni Klan ka arritur të zbulojë të dhëna nga hetimi i përbashkët mes Anglisë, Europolit dhe Shqipërisë, për vrasjen e dyfishtë në Suffolk të Anglisë.

42 – vjeçari u arrestua një ditë më parë në Luksemburg, në një hotel ku i fshihej policisë.

Ai dyshohet se ka vrarë me thikë Peter Stuart, 75 – vjeç dhe ka zhdukur bashkëshorten e tij, Sylvia, 69 – vjeç.

Një letër e gjetur nga një shoku i tij dhomës dhe që iu dorëzua policisë nga reporterët e gazetës “The Sun”, ngriti dyshimin e vërtetuar më pas se, 42 – vjeçari, që përdorte emrin e vjedhur Ali Qazimaj, është shqiptar.

Një kopje të letrës e disponon eksluzivisht dhe Televizioni Klan, në të cilën shkruhet se:

“900 metra tokë për t’u shitur, 300 – 500 metra nga e djathta e rotondos kur vjen nga Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë me dokumenta të rregullta, me tapi origjinale. Kontakt telefon L. T Tiranë 0035569 ….”

Një javë më parë, me datën 12 Qershor, autoritet britanike kërkuan bashkëpunimin e Policisë Shqiptare, pas letrës së zbuluar dhe pas vërtetimit në Kosovë se, Ali Qazimajt të vërtetë, i është vjedhur identiteti.

Policia e Shtetit, brenda pak ditësh, i ka konfirmuar autoriteteve policore britanike se, i dyshuari është shtetas shqiptar, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale në Shqipëri.

Burime nga Policia e Shtetit kërkojnë mirëkuptimin për të mos bërë me dije momentalisht identietin e vërtetë të 42 – vjeçarit nga Shqipëria e Mesme, për arsye të hetimit.

“Një person nga personeli i hostelit në Luksemburg e identifikoi autorin nëpërmjet fotografive të tij, të postuara në internet dhe më pas njoftoi autoritetet, të cilët bënë të mundur arrestimin tij”.

Trupi i Peter Stuart u gjet i pajetë në pyll, rreth 15 metra lart shtëpisë së tij në Weybread, të Suffolk, më 3 Qershor.

Ai dhe bashkëshortja e tij u raportuan të humbur atë ditë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.