☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,322 ▲ +1.49% ETH $2,110 ▲ +1.95% XRP $1.3550 ▲ +1.36% SOL $85.4100 ▲ +1.67%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Politika

Alibeaj: Të gjithë rreth Berishës kanë rënë dakord që PD të rrudhet. Gara ishte test për besnikët

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, se rreth Sali Berishës ka një konsensus të plotë për ta mbajtur PD-në të mbyllur dhe të rrudhur, duke e kthyer atë në një strukturë besnikësh të verbër, indiferente ndaj disidencës dhe pakënaqësisë që lind nga humbjet elektorale.

Sipas Alibeajt, arsyeja reale e ekzistencës së partive politike është qeverisja, jo pushteti.

Megjithatë, në rastin e PD-së aktuale, kjo logjikë është braktisur. Partia është vendosur në një “shtrat bashkëpunimi, marrëveshjesh dhe pazarish me pushtetin”. Prova më e fundit, tha ai, ishte votimi i rezolutës që iu desh Edi Ramës.

“Një parti e mbyllur, një parti e rrudhur, rrethuar nga besnikë, indiferente ndaj çfarëdo lloj disidence të vogël që mund të lindë për shkak të pakënaqësisë dhe traumave që sjellin humbjet në proceset zgjedhore”, tha Alibeaj.

Ai kritikoi qasjen pa garë, pa transparencë dhe me sulme ndaj çdo zëri alternativ brenda partisë.

“Kjo është mendësi e vjetër. Partia e parë është të ringjallin partinë. Pra, disidenca është kjo. Sulmet që u bëjnë e me radhë po të çojnë gjithmonë e më tepër në një rrudhje dhe humbje të peshës negociuese”, u shpreh ai.

Alibeaj tha se Berisha dhe grupi rreth tij kanë zgjedhur qëllimisht ta bëjnë sa më të vështirë hapësirën politike për sfidantët e rinj. Kjo arrihet jo vetëm me kontrollin e brendshëm, por edhe duke mbështetur ndryshime në sistemin elektoral, reformën territoriale dhe kushtetuese.

Megjithatë, ai theksoi se arsyeja më e fortë e këtij sjelljeje nuk është vetëm tek PD-ja, por tek fakti që socialistët kanë “levat e pushtetit” dhe një problem të madh me drejtësinë.

“Po të mos e kishte këtë problem me drejtësinë, do të bënte një sjellje tjetër. Do të lejonte garë. Jam i bindur”, u nënvizoi Alibeaj, duke shtuar se edhe në një garë formale, Berisha do të fitonte, por të paktën do të krijonte fasadën e demokracisë së brendshme dhe do të mund të tërhiqte një pjesë të votuesve antiqeveritarë.

Duke komentuar garën e fundit brenda PD-së, Alibeaj e cilësoi atë si një test të pastër disipline.

“Çdokush mund të thotë çfarë do një garë, rezultati dihej. Pse e bëri? Ka një arsye pse e bëri. Ishte test për disiplinën e asaj që ai quan besnikët aty, disidentët më anë”, deklaroi ai.

Alibeaj u shpreh se grupi rreth Berishës jeton me momentin, duke sjellë si shembull përqafimin me Edi Ramën pas tetë protestave.

“Unë s’gjej dot tjetër arsye. Ndaj ja, kjo është arsyeja finale: duan një grup, duan një parti të rrudhur por besnike, që të mos ketë paranoja që mund të dalin edhe disidentë”, theksoi ai.

Sipas tij, kjo zgjedhje mund të jetë racionale për Berishën në muzgun e karrierës së tij politike, por e bën PD-në gjithnjë e më pak relevante si forcë opozitare reale dhe e redukton peshën e saj negociuese në skenën politike shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.