🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,301 ▲ +1.52% ETH $2,109 ▲ +1.95% XRP $1.3549 ▲ +1.51% SOL $85.3400 ▲ +1.69%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Politika

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

Vizita e ministrit grek të Mbrojtjes Nikos Dendias në Tiranë, teksa Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në BE, për gazetarin Mentor Nazarko është parë si një lloj presioni nga shteti helen. Në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai thotë se çështja mes dy palëve ka ngelur në atë që duhet të jetë teksti i përbashkët.

“Në prag të integrimit europian të Shqipërisë, Greqia ka hapësirë më të madhe për të ushtruar presion dhe jo thjesht Dendias i cili ka qenë ministër i jashtëm ku në 2020-n dy vendet nëpërmjet Dendias dhe Ramës vendosin ta çojnë çështjen në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, por mbas tij do të vijë dhe ministri i jashtëm grek. Pra kjo kohë e integrimit, është dritare ku Greqia mund të ushtrojë maksimumin e presionit ndaj nesh. Çështja e detit është përkufizimi i shelfit kontinental dhe i hapësirës ekonomike ekskluzive. Janë dy çështjet më të rëndësishme që lidhen me përkufizimin e atyre hapësirave të përbashkëta. Nuk mendoj saktësisht që kjo çështje u diskutua tani sepse ai është ministër mbrojtje dhe tek çështja mes dy palëve ka ngelur në atë që duhet të jetë teksti i përbashkët, me të cilën ose veç e veç ministri i jashtëm tha para pak ditësh, që mund të shkohet edhe me dy çështje veç e veç pra gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë të investohet nga të dy vendet veç e veç. ndoshta Dendias ka ardhur në këtë dritare të ngushtë kohore për të ushtruar maksimumin e presionit për të zgjidhur këtë dilemë, por jo për tekstin sepse teksti nënkupton një ekspertizë të madhe që Shqipëria nuk e ka. Mediat greke kanë nënvizuar që Shqipëria nuk e ka. Greqia thotë do t’ia jap unë. Po në fakt nuk është mirë që ta marrim nga Greqia këtë ekspertizë”, u shpreh Nazarko.

Sipas tij se negociatat mes dy vendeve kishin shkuar drejt një kompromisi edhe përpara se të shprehej Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Dhe jemi në fazën pra që ne po ja besojmë një pale të tretë. Tani këtu duhet të ndërlidhem me diçka që çështjen për t’ia drejtuar një pale të tretë në fakt ose e ka parapëlqyer dhe zoti Berisha. Edhe përpara se të shprehet Gjykata Kushtetuese, ka thënë që ndoshta është më mirë t’i drejtohemi një pale të tretë. Për hir të vërtetës duhet saktësuar dhe që negociatat me qeverinë e majtë ishin drejt arritjes së një kompromisi në lidhje me këtë çështje, pra në çështjen e detit, të paktën në dy prej pikave që kishte shprehur gjykata kushtetuese dy pikat ishte arritur konvergjencë në të njëjtën linjë që kishte vendosur gjykata kushtetuese. Pra pala greke në palën shqiptare dhe çështja e marrëveshjes det nuk është çështje që lidhet vetëm me marrëdhënie dypalëshe. Për t’u theksuar këtu që Greqia ka një shqetësim që lidhet me Turqinë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.