Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 11 August 2026
S&P 500 7,722 ▼0.4%
DOW 53,830 ▼0.27%
NASDAQ 26,386 ▼0.82%
NAFTA 83.28 ▲1.4%
ARI 4,421 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,320 ▼ -0.8% ETH $1,862 ▼ -0.45% XRP $1.0103 ▼ -0.76% SOL $75.2300 ▼ -0.73%
S&P 500 7,722 ▼0.4 % DOW 53,830 ▼0.27 % NASDAQ 26,386 ▼0.82 % NAFTA 83.28 ▲1.4 % ARI 4,421 ▲0.02 % S&P 500 7,722 ▼0.4 % DOW 53,830 ▼0.27 % NASDAQ 26,386 ▼0.82 % NAFTA 83.28 ▲1.4 % ARI 4,421 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Politika

Neza: Debati për kandidaturat në PD mund të ishte shmangur dhe rezultati do të ishte njësoj

Analisti Sami Neza ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se debati i ngritur rreth kandidaturave ka dëmtuar legjitimitetin dhe standardet e procesit, duke e konsideruar atë si një shpenzim të panevojshëm energjie për partinë.

Sipas Nezës, Partia Demokratike nuk arriti ta menaxhojë siç duhet këtë çështje, duke lejuar që debati të thellohej pavarësisht argumenteve të ndryshme për secilin rast.

“Ky debat që lindi në lidhje me kandidaturat e ka goditur legjitimitetin dhe standardet. Megjithatë, unë nuk e kuptoj arsyen pse Partia Demokratike nuk e bëri siç duhet, pse nuk u futën të gjithë. Pavarësisht argumenteve që kanë për secilin rast, ishte krejt e panevojshme të lindte dhe të shpenzonte veten në këtë lloj debati.

Ndërkohë që kishte plot debate të tjera që mund të ushqenin dhe të mobilizonin qytetarët e mbështetësit shumë më mirë”, tha Neza.

Neza thekson se i gjithë ky debat përfaqëson një kosto politike që mund të ishte shmangur plotësisht. “Rezultati do të ishte njësoj. Fushata ose konkurrenca nuk do ta ndryshonte rezultatin”, u shpreh ai.

Analisti nxjerr në pah kontekstin e vështirë në të cilin zhvillohen zgjedhjet e brendshme të PD-së. Që nga viti 2021, Partia Demokratike është nën presion të fortë nga institucionet ligjore dhe qeveria, me një agresivitet të lartë ndaj saj.

“Për mua, i gjithë ky debat që u ndërtua mbi këtë çështje është një kosto që Partia Demokratike mund ta kishte anashkaluar dhe shmangur. Rezultati do të ishte njësoj. Fushata ose konkurrenca nuk do ta ndryshonte rezultatin.

Nuk duhet harruar një gjë: kontekstin. Për një periudhë me agresivitet shumë të madh ndaj Partisë Demokratike, qoftë nga institucionet ligjore, qoftë nga qeveria, që nga 2021 e deri sot”, u shpreh Neza.

“Kam përshtypjen se ka pasur një mungesë besimi brenda partisë se kjo garë mund të përdorej për ta futur sërish PD-në në një qerthull gjyqesh e procedurash, që do ishte një problem shumë më i madh sesa debati për kandidaturat”, tha Neza.

Ai shtoi se “ka pasur një mungesë besimi brenda partisë se kjo garë mund të përdorej për ta futur sërish PD-në në një qerthull gjyqesh e procedurash, që do ishte një problem shumë më i madh sesa debati për kandidaturat.”

Ai solli në vëmendje edhe një fakt tjetër të rëndësishëm: Kur është votuar për kryetarin e Partisë Demokratike, anëtarët kanë pasur mundësi të votojnë po, jo ose të abstenojnë. Domethënë të gjithë ata që nuk e duan Berishën kanë pasur mundësi ta shprehin këtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.