🌫️
Tiranë 14°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.75 ▼0.11%
ARI 4,219 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,716 ▲ +0.8% ETH $2,536 ▲ +1.1% XRP $1.4104 ▲ +0.43% SOL $111.2400 ▲ +1.03%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.75 ▼0.11 % ARI 4,219 ▲0.05 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.75 ▼0.11 % ARI 4,219 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
12 Tet 2026
Breaking
Kronika

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen dhjetëra urdhër-arreste

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar këtë të hënë, më 26 maj, dhjetëra urdhër-arreste për efektivë të Komisariatit të Sarandës, zyrtarë lokalë, si dhe biznesmenë apo ndërtues.

Gazetarja e Klan News Greta Haskaj raporton se ata dyshohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil.

Sipas gazetares, aktualisht një operacion i gjerë i Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Sarandës është duke u zhvilluar në shtrirje të gjerë.

Deri tani mësohet se janë ekzekutuar vetëm tre urdhër-arreste, dy për dy efektivë të Komisariatit të Sarandës dhe një për një biznesmen, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, ndërkohë që vijojnë kontrollet e banesave dhe mjediseve të tjera për ekzekutimin e urdhër-arresteve.

Deri tani të arrestuarit janë K.P., inspektor i policisë së zonës në Ksamil, dhe A.P., pronar i një hoteli në Sarandë. Po ashtu, u arrestua edhe efektivi tjetër i Komisariatit të Sarandës, K.S. Vijon kërkimi për oficerin me inicialet I.K.

Operacioni lidhet me hetimet e nisura pas arrestimeve të mëparshme të zyrtarëve të Policisë së Sarandës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.