🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,290 ▼ -1.38% ETH $2,179 ▼ -2.19% XRP $1.4180 ▼ -2.17% SOL $86.8100 ▼ -3.33%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Politika

Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë

Demokrati Ilir Alimehmeti në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, përballë gazetares Nisida Tufa komentoi zhvillimet brenda PD-së, sa i takon debatit për garën për kryetar të kësaj force politike.

Alimehmeti e përsëriti dhe një herë qëndrimin e tij publik se nuk kishte ambicie për të kandiduar përballë Berishës, për kryetar të PD, ndërsa shtoi se synonte të kandidtonte për kryetar bashkie.

Ai pohoi se nëse do të kishte një kandidat tjetër, gara do të kishte qenë më interesante.

“Kur është vetëm një kandidat, është rikonfirmim. Se s’ka si të jetë ndryshe. Një garë do të kishte qenë më interesante. Garat për kryetar të opozitës, nuk i nënshtrohen elektoratit, por anëtarësisë së vetë. Është anëtarësia ajo që vendos, një anëtar një votë, për kryetarin. Nuk është sistem perfekt, ka mangësitë e veta. Por kështu është vendosur nga statuti. Më pas elektorati ka të drejtën e vetë brenda një partie që të shohë totalin dhe të marrë vendimet e veta. Ka dhe mendim ndryshe në anëtarësi. Mund të kishte dhe votë në një masë ndryshe. Por se kam pasur dyshim që nuk do të konfirmohej Berisha në krye të PD. Po mendoj se ka dhe figura të tjera. Fitojmë apo jo, kjo është çështje tjetër. Kush është në nivele kryesuese, kryetar degësh, siç patëm zotin Elezi. Për një platformë fituese do të duhej një punë më e gjatë. Nuk po shoh që të jetë dikush që të ofrojë një propozim serioz në këtë aspekt total. E kuptoj dashamirësinë, por duhet të kuptohet dhe ambicia e personit përkatës. Nuk e kam këtë ambicie. Kam tjetër objektiv, e kam treguar qartë me vite. Objektivi im ka qenë i drejtuar drejt Tiranës. Ambicia e kryetarit të PD dhe nesër kryeministër, është tjetër lloj çështje, gare, territorialisht më e gjerë. Mendoj se ka njerëz më të avancuar.”, tha ai.

 

 

Duke u ndalur te ashpërsimi i tonëve të Salianjit me Berishën, Alimehmeti tha se nuk e mbështet këtë formë reagimi.

“Ashpërsimi i toneve nuk pozitive. Nuk e mbështes dot këtë ashpërsim. Nuk mendoj se do të kishte problem po të kandidonte. Nuk shihja probleme. Por e vendoste kryesia. A do të kishte një garë? Mendoj se do të kishte, por nuk i plotëson ato kushte. Nuk duhet të shkosh në garë vetëm për një pozicion, por me një ekip për të gjitha pozicionet.”, pohoi Alimehmeti. Po ashtu Alimehmeti komentoi dhe ‘problemet’ në PD si dhe përballjen me qeverinë ‘Rama’. Ai pohoi se kriza politike në vend zgjidhet me qeveri tranzitore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.