☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,034 ▼ -0.08% ETH $2,246 ▲ +0.44% XRP $1.1696 ▼ -2.29% SOL $89.9800 ▼ -0.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Aliu: Për vetëm dy muaj janë punësuar mbi 1.250 persona në sektorin shëndetësor publik

Ministri i Shëndetësis Azir Aliu, tha se infermierët dhe mamitë janë thelbi i sistemit shëndetësor dhe se pa to, është e pamundur të imagjinohet çdo proces, nga parandalimi, përmes diagnozës, deri te rehabilitimi dhe mbështetja për pacientët dhe familjet e tyre.

Pesë maji shënohet si Dita e mamive, ndërsa 12 maji si Dita ndërkombëtare e infermierëve.

“Në këtë periudhë Ministria është e përkushtuar për përforcimin e kuadrove në institucionet publike shëndetësore dhe vetëm për dy muaj kemi bërë një hap të fortë përpara, duke punësuar mbi 1.250 persona në sektorin shëndetësor publik, një pjesë e madhe e të cilëve janë pikërisht infermiere. Me këtë, ne dërgojmë mesazh se shteti vlerëson punën, përpjekjet dhe përkushtimin tuaj. Sa i përket stimulimit financiar, muajin e kaluar nënshkruam Marrëveshjen kolektive me Sindikatën e punonjësve të Qendrës klinike dhe Sindikatën e pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale, për një rritje prej shtatë për qind të pagës së marsit, e pastaj kemi një dinamikë të konfirmuar për rritje të mëtejshme të pagave në vitet e ardhshme”, tha ministri Aliu.

Ai theksoi se mbeten të përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës shëndetësore, për përmirësimin e statusit të infermierëve dhe për përparimin e vazhdueshëm në arsimimin dhe zhvillimin e tyre profesional.

“Së bashku po ndërtojmë një të ardhme në të cilën çdo infermier dhe mami do të mbështetet dhe respektohet dhe së bashku kontribuojmë për një sistem shëndetësor sipas standardeve evropiane”, theksoi ministri i Shëndetësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.